GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Kontributi e përvoja juaj, një vlerë e çmuar për familjen europiane!” Urimet e drejtuesve të federatave për rizgjedhjen e Presidentit Duka në KE-në e UEFA-s

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kontributi e përvoja juaj, një vlerë e çmuar për familjen europiane!” Urimet e drejtuesve të federatave për rizgjedhjen e Presidentit Duka në KE-në e UEFA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Urimet nga drejtuesit e federatave nga e gjithë Europa vijojnë të mbërrijnë në adresë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë në postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti Duka mori 45 vota në total, duke u renditur në vendin e parë në bazë të votave si më i votuari, gjatë zgjedhjeve në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në fillim të këtij muaji në Lisbonë, Portugali.

Një arritje e shkëlqyer dhe një sukses i vërtetë për Presidentin Duka, por edhe për futbollin shqiptar që do të ketë sërish një përfaqësues në organin më të lartë drejtues të qeverisë së futbollit europian.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i ka shprehur urimet më të përzemërta Presidentit të FSHF-së dhe kë vlerësuar faktin që Presidenti Duka ishte kandidati më i votuar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim për suksesin e kandidaturës tuaj dhe jam shumë i lumtur që kolegët tanë kanë njohur vlerat e juaja, duke iu bërë kandidatin më të votuar në Kongresin e UEFA-s. Jam i kënaqur që kam mundësinë të vazhdoj të intensifikojmë miqësinë tonë njerëzore e futbollistike, duke vazhduar punën krah për krah si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ne kemi ndarë gjithmonë të njëjtat vlera dhe vizione për të mirën e sportit tonë dhe jam i nderuar që do të vazhdojmë të punojmë së bashku për më të mirën e familjes sonë të futbollit”, – shkruan Gravina në mesazhin e tij.

Edhe presidentja e Federatës Angleze të Futbollit, Debbie Hewitt, ka shprehur urimet e saj, duke theksuar bindjen se anëtarët e UEFA-s do të përfitojnë nga kontributi dhe mbështetja e Presidenti Duka si anëtar i KE-së.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj të suksesshme si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nuk ka dyshim se të gjitha shoqatat anëtare të UEFA-s do të përfitojnë nga kontributi juaj i vazhdueshëm në komitet.

Kam mësuar shumë nga bisedat me shoqatat europiane gjatë muajve të fundit dhe jam veçanërisht mirënjohëse për kohën që më dhatë, për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen për të bërë ndryshime pozitive”, – shkruan Hewitt.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, shkruan në telegramin e tij të urimit se “zgjedhja juaj është një shpërblim për kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm në promovimin e futbollit europian. Që nga viti 2019 dhe zgjedhja për herë të parë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ju keni promovuar integritetin, stabilitetin dhe prosperitetin e sportit tonë. Jam i bindur se ky mandat do t’ju japë mundësinë për të vijuar me përpjekjet tuaja dhe plotësimin e ambicieve”.

Urimet më të sinqerta vijnë edhe nga presidenti i Federatës Belge të Futbollit, Paul van den Bulck, i cili thekson se rizgjedhja e Presidenti Duka në organin më të lartë drejtues të UEFA-s është një arritje e madhe dhe një dëshmi e aftësive të tij të jashtëzakonshme drejtuese, punës së palodhur dhe përkushtim për botën e futbollit.

“Rizgjedhja juaj me 45 vota për një post kaq prestigjioz është një dëshmi dhe njohje e kontributit tuaj të jashtëzakonshëm në këtë sport, dhe kam besim në këtë do të vazhdoni të shkëlqeni në këtë rol. Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ju do të jeni përgjegjës për vendimet e rëndësishme që do të formësojnë të ardhmen e futbollit në Evropë. Ekspertiza dhe përvoja juaj do të jetë padyshim një pasuri e çmuar për Komitetin Ekzekutiv, dhe ne nuk kemi asnjë dyshim se ju do të jepni një shërbim të madh për të ardhmen e futbollit në Evropë”, – shkruan Van den Bulck në telegramin dërguar në adresë të FSHF-së.

Telegram urimi ka dërguar edhe presidenti i Federatës së Uellsit, Noel Mooney, duke theksuar se futbolli europian do të vazhdojë të përfitojë nga kontributi dhe eksperienca e Presidentit të FSHF-së. Urimi i radhës ka ardhur nga Presidenti i Federatës së Moldavisë, Leonid Oleinicenco, i cili në letrën e tij ndër të tjera shkruan: “Rizgjedhja juaj konfirmon mbështetjen dhe besimin në aftësitë tuaja dhe angazhimin e vazhdueshëm për të mbrojtur vlerat dhe aspiratat që bashkojnë familjen e futbollit përmes një loje të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

Presidenti i Federatës Ukrainase, Andrii Pavelko, pasi shpreh urimet e rastit, vlerëson gjithashtu eksperiencën e pasur dhe përkushtimin e Presidentit Duka në të mirë të futbollit europian.

“Ju lutemi pranoni urimet e mia më të sinqerta për të pasur një mandat sa më të suksesshëm. Me përkushtimin tuaj të veçantë për t’i shërbyer të mirës së përbashkët dhe zhvillimit të futbollit, jam veçanërisht i lumtur dhe i emocionuar për arritjet e mëtejshme që do t’i jepni familjen europiane të futbollit”, – thotë Pavelko.

Mesa mesazheve të shumta është edhe ai i Presidentit të Federatës Gjeorgjiane të Futbollit, Levan Kobiashvili, i cili vlerëson maksimalisht përkushtimin e treguar nga kreu i qeverisë së futbollit shqiptar në mbështetje të familjes së madhe europiane: “Ju uroj nga zemra për rizgjedhjen tuaj si anëtar i KE-së së UEFA-s dhe jam besimplotë se përkushtimi juaj ndaj lojës së bukur dhe familjes së futbollit europian do të jetë i suksesshëm dhe plot me energji të reja”./FSHF/

Etiketa: fshfSporturimet

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Bashkimi për zgjedhjet lokale, Meta takon Berishën në selinë e PD

PL-KQZ-së: Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com