GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sherri në derbi/ FSHB, “dorë të hekurt” ndaj Partizanit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri në derbi/ FSHB, “dorë të hekurt” ndaj Partizanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon dhe kërkon ndjesë publike për ngjarjen e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së dytë, gjysmëfinale ‘play-off’, Kategoria e I-rë femra, Partizani vs Tirana, datë 19 Prill 2023 në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Vlerat ndërnjerëzore, respekti në fushën e lojës dhe jashtë saj janë shtylla kryesore e një gare sportive, të cilat lartësojnë misionin publik të një sporti.

Të indinjuar për ngjarjen e ndodhur, e cila ka njollosur imazhin e basketbollit në vend, duke marrë përmasa mediatike të pakontrolluara dhe që fatkeqësisht ndodh ndërmjet ekipeve më me zë të basketbollit shqiptar të femrave, në fazën më të rëndësishme dhe emocionuese, ‘play-off’.

Degradimi i situatës në përleshje fizike ka vënë në pikëpyetje punën tonë, të shoqatave anëtare dhe komunitetit të basketbollit në përgjithësi për edukimin dhe implementimin e vlerave të integritetit dhe respektit në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Ndjejmë për detyrë të bëjmë këtë thirrje publike, për të shmangur dhunën sportive dhe për të ndjekur vlerat e “Fair Play” nga të gjithë aktorët e basketbollit, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, tifozë!

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar shoqatën “Partizani Basket” si organizatore e ndeshjes për dështim në masat e sigurisë. Gjithashtu, janë ndëshkuar për sjelljen antisportive dhe në bazë të relatimit zyrtar të ndeshjes, lojtaret: Antoinette Alyssa Bannister (nr.33, Partizani), Lasonja Lavette Edwards (nr.22, Partizani), Ebi Dishnica (nr.12, SK Tirana) dhe Enisa Qosja (nr.23, SK Tirana).

Konsiderojmë të rëndësishme vijimësinë e kampionateve dhe përmbylljen me sukses të tyre dhe në rast të përsëritjes së incidenteve të tilla do të merren vendime ekstreme për çdo cënim të vlerave sportive. Duke u distancuar nga akte të tilla, ftojmë të gjithë pjesëmarrësit të udhëhiqen nga fryma e respektit!”, njofton Federata Shqiptare e Basketbolli nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Etiketa: basketboll femraFSHBPartizanisherri ne derbiSportTirana

Lajme të lidhura

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës
Breaking Views

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Para
Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 MLN € për një regjistër

Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 MLN € për një regjistër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com