GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Duam referendum për bashkimin me Shqipërinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi me Vuçiçin, Kurti: Varet nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për revistën “Monocle”, përveç dialogut me Serbinë ka folur edhe për referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë.

Kurti u shpreh se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike.” – tha Kurti.

Ai foli edhe për mundësinë e referendumit për bashkim me Shqipërinë dhe integrimin në BE. Kurti u shpreh se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por kemi të njëjtën gjuhë dhe jemi një komb.

Kryeministri gjithashtu sqaroi se kur Kosova deklaroi pavarësinë, e deklaroi kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë.

“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër këtu që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë. Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE përnjëherë, disa s’duan të hyjnë në NATO por Kosova po. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por kemi të njëjtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë. Në anën tjetër ka shumë qytetarë në BE që kanë shtetësi të dyfishtë. Mendoj që ka edhe shumë që kanë tri pasaporta, dhe i inkurajoj që të votojnë në të gjitha vendet ku janë qytetarë dhe kanë shtetësi. ” – tha ai.

Ndërsa në lidhje me dialogun, shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe se BE-ja është faktor i rëndësishëm për këtë.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi optimistë sepse s’ka rrugë tjetër. Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qendrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore së pari ku ne merremi vesh se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën një deklaratë të jo-agresivitetit. Po ashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një kornizë për marrëveshjen e ardhshme sepse duhet të jetë mbi frymën e vlera evropiane, rend dhe ligj, demokratizim dhe ballafaqimi me të kaluarën” – ka thënë Kurti.

Ai u pyet gjithashtu edhe për marrëdhëniet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përfshirë Hashim Thaçin dhe se a është i gëzuar që ai po gjykohet në një shtet tjetër.

Kurti tha se nuk është i lumtur që Thaçi po gjykohet në Hagë nga Specialja dhe se do të donte që ai të përballej me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin në paqe.

Etiketa: Albin KurtiKosoveKryesore1Rajon

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
Valë arrestimesh në Tiranë, drogë, armë e vjedhje energjie, 6 në pranga

Valë arrestimesh në Tiranë, drogë, armë e vjedhje energjie, 6 në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26

Roja i sigurisë së bankës së nivelit të dytë, OTP, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, e cila u grabit një ditë...

Lexo më shumë
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş