Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Mes shumë çështjeve do të ketë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri Dendias do të informojë homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shkruajnë mediat në Athinë.
“Më pas, Dendias do të ndjekë një drekë pune joformale me ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Ministri i Jashtëm pritet të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka” shkruajnë mediat greke.
Discussion about this post