GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në Veri, reagon BE. Ja deklarata

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Veri, reagon BE. Ja deklarata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Bashkimi Evropian dënon shumë ashpër përleshjet ndërmjet Policisë së Kosovës dhe demonstruesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur për të hyrë në ndërtesat komunale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi për shtyp i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

“Të gjithë duhet të ndërmarrin hapa për të ulur situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë lëvizje të mëtejshme të njëanshme apo provokuese dhe ruajtja e paqes dhe sigurisë në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në deklaratë.

Reagimi nga Brukseli vjen pas zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kur kryetarët e zgjedhur në këtë pjesë të vendit, me asistimin e Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në objektet zyrtare të komunave në Zubin Potok, Zveçam dhe Leposaviq.

Grupe qytetarësh, pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë tentuar të pengojnë kryetarët të hyjë në këto objekte. Katër kryetarë të komunave në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan), të nacionalitetit shqiptar, janë zgjedhur në zgjedhjet lokale, të mbajtura më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për procesin e ri-regjistrimit nga targat ilegale serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Në deklaratë, BE-ja kujton reagimin e Brukselit menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, se ato “nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira”. Theksohet se zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes dialogut të mirëfilltë ndërmjet të gjithë aktorëve kryesorë, të cilët përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – me ndihmën e BE-së.

Gjithashtu, BE-ja shpreh keqardhje për sulmin ndaj patrullave të EULEX-it dhe thotë se ky mision civil i Bashkimit Evropian duhet të lejohet ta kryejë mandatin e tij në mënyrë paqësore. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në orët e vona të pasdites, ka njoftuar se në zyrat e tyre kanë hyrë kryetarët e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, komuna tëbanuara me shumicë serbe. Ata bënë betimin një ditë më parë. Ai vlerësoi se policia ishte “profesioniste në trajtimin e grupeve të organizuara kriminale, të cilat synonin të pengonin procesin”./Rel

Etiketa: BEKosova

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
6 mitet e rreme në lidhje me kremin kundër diellit

6 mitet e rreme në lidhje me kremin kundër diellit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:46 - 21/10/26

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe...

Lexo më shumë
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com