GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studimi: 1 në 10 persona në SHBA me pasoja post-Covid

22:43 - 26/05/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: 1 në 10 persona në SHBA me pasoja post-Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,000 amerikanë, rreth 10% e pacientëve duket se vuajnë pasojat e COVID-it për një kohë të gjatë pas infektimit nga varianti omicron, një vlerësim ky më i ulët se ai gjatë pandemisë.

Gjetjet e para nga studimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit nxjerrin në pah dhjetra simptoma për pacientët që vuajnë nga i ashtuquajturi ‘COVID-i i gjatë’, një term që kategorizon dobësimin e gjendjes shëndetësore që mund të zgjasë për muaj, apo edhe për vite.

Miliona persona në mbarë botën kanë kaluar COVID-in me pasoja afatgjata, me dhjetëra simptoma të ndryshme duke përfshirë lodhjen dhe mungesën e përqendrimit dhe të kthjelltësisë mendore. Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton atë, pse godet vetëm disa njerëz, si ta trajtojnë, apo edhe si ta diagnostikojnë atë më mirë.

Përcaktimi më i mirë është thelbësor që ekipet e kërkimit t’i japin përgjigje këtyre pyetjeve.

“Ndonjëherë dëgjoj njerëz që thonë: “Oh, të gjithë janë pak të lodhur“, tha doktoresha Leora Horwtz nga qendra e nohur mjekësore ‘NYU Langone Health’, një nga autoret e studimit. “Jo, ka diçka ndryshe te njerëzit që vuajnë nga COVID-i për një kohë të gjatë dhe kjo është e rëndësishme të dihet.”

Hulumtimi i ri, i botuar të enjten në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, përfshin më shumë se 8,600 të rritur, që kaluan COVID-19 në periudha të ndryshme të pandemisë, duke i krahasuar me 1,100 të tjerë të cilët nuk ishin infektuar.

Sipas disa vlerësimeve, afërsisht 1 në 3 pacientë me COVID-19 kanë kaluar COVID-in me pasoja afatgjata. Shifra është e ngjashme me pjesëmarrësit në studimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit, që raportuan se u sëmurën përpara se varianti omicron të fillonte të përhapej në SHBA në dhjetor 2021.

Por rreth 2 230 pacientë u infektuan për here të parë me koronavirus pas fillimit të studimit, duke i lejuar ata të raportojnë simptomat në kohë reale dhe vetëm rreth 10% përjetuan simptoma afat-gjata pas gjashtë muajsh.

Hulumtimet e mëparshme kishin sugjeruar se rreziku për të vuajtur nga COVID-i me pasoja afatgjata, ra që kur u shfaq omicroni; nënvariantet e tij vazhdojnë të përhapen.

Pyetja më e rëndësishme është se si të identifikohen dhe të ndihmohen pacientët që tashmë vuajnë nga COVID-i me pasoja afatgjata.

Studimi i ri rezultoi në një duzinë simptomash që mund të ndihmojnë në përcaktimin e kësaj forme të COVID-it si: lodhja, mungesa e përqendrimit, marrje mendsh, problemet e sistemit tretës, rrahjet e zemrës,problemet seksuale, humbja e nuhatjes ose shijes, etja, kolla kronike, dhimbja e gjoksit, përkeqësimi i simptomave pas aktivitetit fizik .

Zonja Horwitz theksoi se mjekët nuk duhet ta përdorin këtë listë simptomash për të diagnostikuar një pacient që vuan nga COVID me pasoja afatgjata, lista është vetëm një mjet i mundshëm kërkimor. Pacientët mund të kenë një nga ato simptoma, ose shumë – ose simptoma të tjera që nuk janë në listë – dhe ende vuajnë pasojat afatgjata të koronavirusit.

“Të gjithë po bëjnë studime për këtë formë COVID-i, por ne as nuk e dimë se çfarë do të thotë“, tha zonja Horwitz./VOA

Etiketa: Omicron

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Bashkëpunim me Luiz Ejllin? Armaldo Kllogjeri: Ai duhet të më kërkojë mua…

Bashkëpunim me Luiz Ejllin? Armaldo Kllogjeri: Ai duhet të më kërkojë mua…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit
Sport

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja...

Lexo më shumë
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com