Edhe pse Oldsmobile “mbylli dyert” e tij pothuajse 20 vjet më parë, ai mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar tek entuziastët e makinave klasike.
Më e njohura nga këto makina është Cutlass dhe modelet e tij të performancës si 442.
Sipas mediave të huaja, nga të gjitha 442 variantet, një nga më të rrallët dhe më legjendarët është W-32.
Dhe ky Oldsmobile i veçantë W-32 është në gjendje çuditërisht të mirë.
Pronari thuhet se e bleu atë “të dorës së dytë” në vitin 1971, dhe përveç një lyerjeje, makina është pothuajse e gjitha origjinale.
Sipas djalit të pronarit, ai ka ardhur nga spitali me makinë pas lindjes së tij, ndaj edhe ky Olds i vjetër ka shumë vlera sentimentale.
Discussion about this post