GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çuçi i blen “këpucë të arta” Gardës, denoncohet tenderi 300 milionë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Çuçi i blen “këpucë të arta” Gardës, denoncohet tenderi 300 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka menduar të blejë këpucë të reja për forcat e Gardës së Republikës. Për këtë në 26 prill Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ka hapur një tender me objekt “Blerje këpucë për Gardën e Republikës” me vlerë 300 milionë lekë.

Sipas të dhënave të tenderit do të  blihen 3100 palë këpucë si në foton më poshtë, ku për një palë këpucë të shpenzohen rreth 96 mijë lekë.

 

Kjo është një vlerë e lartë vetëm për të blerë këpucë. Mbase Çuçi pretendon se do i marrë në cilësi të mirë. Por, tenderi çalon në shumë pika të tjera, për të cilat është denoncuar në KPP.

Denoncimi është bërë nga “Armand Sinani” PF, i cili pretendon se kriteret e vendosura nga Autoriteti Kontraktor janë diskriminuese, të hartuara për një operatorët të posaçëm. Dhe përveç kësaj ai pretendon se kriteret nuk përputhen me objektin e kontratës dhe kërkojnë fonde shtesë, por nuk garantojnë cilësinë.

Ankesa është bërë më datë 8 qershor, ndërsa pritet vendimi i KPP mbi këtë tender. Duke shpresuar që do të analizojë edhe këto detajet për shpenzimet që kanë shumë rëndësi në një prokurim  publik.

 

120 milionë lekë këpucë në 2019

Çuçi pretendon të blejë 300 milionë lekë këpucë për të mbathur Gardën, por shqiptarët që derdhin taksat, duan të dinë çfarë u bë me këpucët që u blenë në fund të vitit 2019. Për 3 vjet të gjitha këpucët paskan dalë jashtë përdorimi?

Sepse në atë vit Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin me vlerë 120 milionë lekë për të blerë 2200 palë këpucë.

Në atë tender specifikohej që për një palë këpucë janë shpenzuar 25,450 lekë.

Tani shohim që Çuçi ka rritur numrin e këpucëve që do të blejë por edhe çmimin për njësi. Tenderi asaj kohe është mbyllur pa garë fare dhe i është dhuruar Blerina Sadikut.

Edhe këtë herë Ministria duket se po ndjek të njëjtën linjë abuzimi, pro ka shtuar përfitimet.

Lexo edhe: Gara e 15 MLD lekëve për lavanterinë e QSUT përplas Çuçin dhe Ficon

Etiketa: a buzimBledi ÇuçiDenoncimGardakepuceKPPtender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Bisedimet për kandidatët, Berisha refuzon Alibeajn: Nuk njoh…

“Fituesi” Alibeaj i drejtohet Berishës: Largoju nga politika dhe demokratët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com