GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Përparësia e Vuçiçit kundër Kosovës është përkrahja e Ramës?!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama donë të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes veti!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës “të çmendet” deri në ato përmasa sa t’i shpallë luftë edhe NATO-së dhe kjo të na çojë të gjithëve t’i themi se është duke e marrë në qafë popullin, por megjithatë, është e turpshme, është perverse që në emër të “lojërave globale”, t’ia kthesh shpinën Kosovës, t’i bëhesh krah atij që e urren popullin tënd, atij që gjithë potencialin diplomatik e përdorë për ta copëtuar Kosovën e për ta futur në grackë Prishtinën.

Dhe mundë të ndodhë që Kryeministri i Kosovës ta humbë besimin e gjithë diplomacisë botërore, por përderisa atij i besojnë shqiptarët, përderisa ai përballet me mjeshtërit e gjakderdhjeve të Beogradit, është e turpshme, është sjellje monstruoze, ta ndihmosh vrasësin e popullit tënd me arsyetimin se Shqipëria nuk “qenka UFO”, se ajo na paska obligime ndërkombëtare që e çliruakan nga obligimet kombëtare, se ato obligime e pamundësuakan Tiranën zyrtare të solidarizohet me vëllezërit e saj të rrezikuar nga Serbia luftëndjellëse.

“Shumëçka mund të ndodhë sot kur Serbia ka vendosë që Kosovës t’ia rrëmbejë Veriun e saj, por është perverse, është monstruoze dhe kurrë nuk duhej të ndodhë ajo që me shumëçka është duke ndodhur, që krah një Serbie kishtare të etur për gjak shqiptar, të qëndrojë Tirana zyrtare!”

Po pra, mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës ta humbë mbështetjen e gjithë botës, por Tirana zyrtare nuk guxon ta bëjë turpin e paimagjinueshëm: që të mos shqetësohet as kur Kosovës ia kidnapojnë policët dhe ta ndihmojë Serbinë në pafytyrësinë e saj të tregohet “paqedashëse”, duke u distancuar nga Prishtina “luftënxitëse”!

Edhe Turqia ishte pjesë e NATO-së dhe mike e Perëndimit, por në vitin 1974, kur u rrezikuan turqit e Qipros, nuk pyeti kush ishte fajtor, por i doli në mbrojtje popullit të saj, sepse Ankaraja e dinte se mospajtimet me të huajt edhe mund t’i zgjedhësh, por turpin dhe perversitetin që t’ia kthesh shpinën vëllait tënd të kërcënuar nga armiku, e përqesh e gjithë bota dhe atë nuk ta shlyen nga fytyra asnjë aleancë ndërkombëtare.

Po ne jemi popull i vogël, ne nuk mund të pretendojmë të sillemi si ata që edhe nuk varen gjithaq nga forcat globale; ne shumëçka nuk mundemi pa mbështetjen e SHBA-ve, por ne nuk duhet të tregohemi aq të mjerë, aq të padinjitetshëm dhe aq të pafytyrë, sa në rrethanat kur Serbia do ta copëtojë Kosovën, të bëhemi krah i Vuçiçit, gjë që me shumëçka është duke e bërë strategu i përmasave globale, por mbase fytyra më besnike e mjerimit tonë politik – Kryeministri i sotëm e Shqipërisë!

Etiketa: Kim MehmetiOpinion

Lajme të lidhura

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Para
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter

Sekuestrimi i kateve pa leje, Bardhi: Kushtetuesja nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com