GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama do niste Oltën në Beograd të sillte policët e rrëmbyer, por…

14:13 - 18/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nuk njeh vendimin e Apelit: S’ka gjykatë që më ndal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se Edi Rama ka përfunduar si limon i shtrydhur.

Sipas Berishës, Rama do të niste ‘Ismailin’ për të sjellë si triumfator policët e Kosovës në Tiranë, por Vuçiçi urdhëroi gjykatën t’i mbante në burg.

Reagimi:

Rama përfundon si limon i shtrydhur. ‘Ismaili’ i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!

Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral.

Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroj tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.

Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me ‘Ismailin’ në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si ‘vllau’ i tij, serbomadhi Vuçiç.

Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.

Tashmë dihet botërisht se ‘Euroatlantisti’ Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Ëashingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal. Korruptimi i ish shefit të kundërzbulimit të FBI për Neë York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të Mc Gonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë!

Etiketa: berishaKryesore1tradhtare

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
VIDEO-SKANDALI/ Kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?

Video-skandal i Safet Gjicit, BKH sekuestron pamjet filmike në Kukës/ Mister se kush publikoi filmimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com