GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Tiranë i lë rrugët e shkatërruara pas zgjedhjeve! Asfalti elektoral ndaloi pas 14 majit

14:29 - 29/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miliona euro u harxhuan në muajit e parë të vitit për asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve, në prag të zgjedhjeve vendore. Si për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, Bashkia Tiranë u kujtua disa javë përpara zgjedhjeve për asfaltim të rrugëve, për regullim të tubacionit të ujit apo për meremetim të rrugëve. Por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, bashkia u zhduk, ndërsa qytetarët po vuajnë në kurriz, investimet shkatërruese.

Në Tiranë dhe jo vetëm tanimëështë bërë e udhës, që rrugët asfaltohen pa një studim paraprak, dhe disa muaj më vonë nis prishja e tyre për të bërë kanalizimet apo për të sistemuar ujin e pijshëm.

Bashkia shkatërrron rrugën, nuk e asfalton

Disa ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, disa makineri ndërtimi dhe punonjësit zbarkuan në rrugën Dhimitër Mole, pranë Institutit të Ndërtimit, gjoja për të sistemuar ujin e pijshëm dhe më pas për të asfaltuar rrugën.

Por ajo çfarë ndodhi ishte krejt e kundërta, pasi kanalet e hapura në anë të rrugës mbetën të tilla, të paasfaltuara ndërkohë që prej ditësh uji i pijshëm mungon për shkak të dëmtimit të rrjetit nga punimet.

Kjo është gjendja në lagjen e njohur si Lazaret, pranë Poligonit Ushtarak në Tufinë. Kjo lagje që ngjan me mesjetën ose më keq akoma është vetëm 7-10 minuta larg nga qendra në Tiranë.

“Asfalti elektoral”në emër të punëve në të mirë të komunitetit që bëhen sa herë që në vend ka zgjedhje, në të vërtetë po ju vështirësojnë jetën qytetarëve.

Banorët e kësaj zone tanimë përveç faktit që nuk kanë rrugën që kishin më heerët, po vuajnë edhe problemin e ujit. Kjo është gjendja e mjerueshme në lagjet e Tiranës, kryeqyteti i rinisë. Vend që nuk të ofron as rrugën dhe as ujin. Në fotografi tregohet qartë sesi bashkia i ka lënë kanalet e pambuluara apo pusetat të pambyllura.

“Rruga kishte gropa por ishte mirë, të paktën kalonte makina, tani makinat ngecin, mezi kalohet. Kështu do na e lënë rrugën, as tubat e ujit nuk I rregulluan”, shprehet një banor I kësaj lagjeje.

“Jemi kthyer në mesjetë”, thotë një zonjë e lagjes teksa shprehet se rruga ishte shumë më mirë më parë pasi vetë banorët i kishin mbyllur gropat e hapura.

“Shqipëria është kthyer në një vend ku duhet të ikësh natën, shikoni rrugën, tani skemi më as ujë. Vetëm për vota vijnë”, shprehet një tjetër banor.

Për të faktuar abuzimin e bërë në këtë lagje vetëm për vota, mjafton një kërkim në google map, për të parë se si ishte rruga më parë.

‘Ndre Mjeda’, rruga ku notojnë makinat

Një nga rrugët kryesore të kryeqytetit dhe që lidh zona të mëdha të tij, është në një gjendje të mjerueshme. Rruga Ndre Mjeda, që lidh ish-parkun e Autobusave me Fushën e Aviacionit, është bërë e pakalueshme, me gropa të mëdha që detyrojnë shoferët të bëjnë manovra të rrezikshme.

Kjo është rruga që përgjatë muajve të parë të vitit priti e përcolli me dhjetra makineri e punëtor ndërtimi që asfaltuan të gjitha rrugët e lagjeve, si Kongresi i Lushnjës, Frosine Plaku apo Babë Rexha. Edhe pse të gjithë e shikonin gjendjen e degraduar të saj askush nuk vuri dorë për ta rregulluar.

Kjo gjendje e mjerueshme e infrastrukturës nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojë të jetë e tillë përsa kohe Bashkia kujtohet sa herë që ka zgjedhje për të asfaltuara copa rrugësh.

Nga janari deri më tani Bashkia Tiranë ka hapur 216 tendera me fond afro 5.4milard lekë dhe 1/3 prej tyre ishin për rehabilitim dhe ndërtim rrugësh apo kanalizime.

Shumica prej këtyre tenderave janë me flamur të kuq, që do të thotë se ka dyshime për abuzim, për korrupsion apo pabarazi në tender pra me fitues të paracaktuar.

Lexo edhe:Vendorët kanë 6 MLD lekë borxhe, Bashkia Tiranë mban rekord, ka detyrime të vjetra të papaguara

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkirrugettendera

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Nën drejtimin e Kiara Titos! Por kur nis “Kepi i Vipave”?

Nën drejtimin e Kiara Titos! Por kur nis “Kepi i Vipave”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com