GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Polonia i gëzohet tre pikëve të para, organizatorët “ikin në shtëpi”

23:10 - 06/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Spanja siguron kualifikimin me golin më të shpejtë në histori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Polonia ka triumfuar në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Maltës, të vlefshëm për raundin e dytë të fazës në grupe, të UEFA EURO U19 që po zhvillohet në ishull.

Bardhekuqtë iu gëzuan tre pikëve të para në këtë turne, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim drejt fazës tjetër të këtij kompeticioni.

Takimi mes dy ekipeve, nisi i ekuilibruar, me skuadrat që në pjesën e parë studiuan njëra-tjetrën, duke u kujdesur më shumë, për fazën mbrojtëse.

Gjatë 45 minutave të para, nuk pati shumë raste për gol, megjithatë, loja e fortë nuk mungoi, me duelet për top që ishin deri diku, të rënda. Në minutën e 22’, Polonia mbeti me 10 lojtarë. Mesfushori Matyjewicz mori kartonin e dytë të verdhë, pasi ndërhyri më ashpër seç duhej, ndaj kundërshtarit, duke bërë që, arbitri t’a largonte nga fusha e lojës, pa shumë hezitim.

Deri në fund të pjesës së parë, portat mbetën të paprekura.

Në fraksionin e dytë të lojës, polakët ndryshuan strategji, duke patur parasysh edhe faktin se ishin në fushë, me një lojtar mangut.

Megjithatë, atëherë kur dukej se Malta do kalonte në avantazh, miqtë befasuan, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 59’, me anë të Strzalek, i cili goditi saktë, duke mposhtur portierin vendas, Sako.

Nervozizmi ‘pushtoi’ kombëtaren e Maltës, e cila kërkoi me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin. Në minutën e 62’, u vendos baraspesha… e lojtarëve në fushë. Sciculina, ndërhyri shumë rëndë ndaj kundërshtarit të tij, duke marrë kartonin e kuq dhe duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Kjo gjë e vështirësoi punën e ishullorëve, të cilët nisën që të hasnin akoma më shumë probleme, përsa i përket iniciativave të tyre sulmuese.

Atëherë kur dukej, se nuk do të kishte më gola, Pienko, realizoi për Poloninë, 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, duke i çuar shifrat në 2-0.

Në minutat shtesë, përveç disa rasteve okazionale për gol, nga të dy ekipet, nuk pati më histori, me Poloninë që siguroi tre pikët e para në fazën e grupeve.

Tashmë, takimi ndaj Italisë, do të jetë një finale për vendin e dytë, që të kualifikon për në fazën gjysmëfinale.

Malta, nga ana e saj, e mbyll këtu aventurën në UEFA EURO U19 2023, me takimin e fundit, ndaj Portugalisë, që do të shërbejë, thjesht për statistikë./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19MaltaPolonia

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Basha: Do realizoj ndryshimet Kushtetuese dhe do pastroj politikën

Basha: Do realizoj ndryshimet Kushtetuese dhe do pastroj politikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com