GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Açka-Nikollës: Puç parlamentar për të zgjatur mandatin e Gjinushit

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Qeveria nuk ka faj”/ Deputetja e PD ironizon vendimin për çmimin e energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka akuzon dy deputëtet e PS, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj se po bëjnë një puç parlamentar për të zgjatur  mandatin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi.

Me anë të një statusi në Facebook, Açka shprehet se dy kolegët e saj po shkelin ligjin dhe rregulloren e Parlamentit.

Açka shkruan se këta dy deputetë duke u bërë presion kolegëve të mazhorancës po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.

“Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifikuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegëve të shumicës, anëtarë të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punën e komisioneve që të shkelë Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit”, shkruan Açka.

Reagimi

Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit

Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla

Në vëmendje të medias shqiptare

Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skënder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH, kur të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit të KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifikuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegëve të shumicës, anëtarë të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punën e komisioneve që të shkelë Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.

Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të  sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve.

Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores.

I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është përcaktuar shume qartë nē ligj.

Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizën që po kalon Akademia e Shkencave për shkak tē drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.

I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicēs qē kanë nën presion e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe tē ngrihen nē përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar.

I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisë që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojën e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi,

Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisë,  ai do të kthehet në kazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria nē një republikës antikuahtetuese.

Flutura Açka

Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

Etiketa: AçkaGjinushipuc

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Vetëvritet 33-vjeçari në Elbasan, qëllon veten me thikë në zemër

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş