GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

101 vjet nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA

09:49 - 28/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
101 vjet nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë këtë të premte, 28 korrik 2023, 101–vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922.

Pas vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, i cili rinjohu statusin juridik të shtetit shqiptar, si shtet i pavarur e sovran,  dhe kufijtë politikë të tij të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve 1913, u hap drita jeshile për njohjen e qeverisë së re shqiptare.

Pas njohjeve të para nga disa prej Fuqive të Mëdha, qeveria shqiptare nxitoi të kërkonte edhe njohjen e qeverisë amerikane. Me 17 nëntor 1921, Komisionieri (përfaqësuesi jo-zyrtar) i qeverisë shqiptare në Uashington, Konstantin Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit.

Kërkesa u përsërit nga qeveria shqiptare në 7 qershor 1922. Qeveria e SHBA kishte dërguar në Shqipëri përfaqësuesin e saj  jo-zyrtar  Maxwell Black,  me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri pas mbërritjes së kërkesës së qeverisë shqiptare për njohje. Black kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend .

Me 28 korrik 1922, ai i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit  dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA.

Deri në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike Black do të qëndronte në Shqipëri si Komisionier i SHBA në rangun e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të SHBA.

Në fillim të dhjetorit 1922 mbërriti në Tiranë përfaqësuesi i parë diplomatik i qeverisë amerikane  U.Grant-Smith, në cilësinë e  Ministrit të parë Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të SHBA në Shqipëri. Me 4 dhjetor ai paraqiti letrat kredenciale.

Deri në prill 1922 qeveria shqiptare u përfaqësua nga Komisionieri Çekrezi në Uashington.

Me 25 gusht 1922 qeveria shqiptare vendosi të hapte Legatë shqiptare  në Uashington dhe caktoi si Ministër Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të Shqipërisë në SHBA Mit’hat Frasherin. Për arsye financiare të shtetit shqiptar Frasheri nuk u nis në Uashington dhe qeveria shqiptare u përfaqësua nga konsujt e saj në New York, Koço Tashko e më pas Abdi Sula. .

Në korrik 1926 emërohet Ministri i pare Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington, Faik Konica, i cili hapi Legaten shqiptare në SHBA dhe kreu këtë detyrë deri pak muaj pas  pushtimit  te Shqiperise.

Gjatë kësaj periudhe  u nënshkruan  disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë disa prej tyre si; traktati mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktati mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të përsonave joemigrantë, , traktati i arbitrazhit, traktati i miqësisë për paqen e përgjithshme, traktati i neutralitetit, traktati i ekstradimit të përsonave keqbërës,ej.

 

Etiketa: marredhenieSHBAShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!
Breaking Views

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën
Breaking Views

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën

11:18 - 08/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Para
Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr në pyetje Alma Kaçin

Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr në pyetje Alma Kaçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

18:34 - 08/02/26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të...

Lexo më shumë
(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

18:27 - 08/02/26
Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

17:30 - 08/02/26
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

17:15 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com