Pasi aktori i mirënjohur Genc Fuga iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në kokë, në momente kritike për jetën e tij, bashkëshortja Eni Jani kërkoi me përulësi në publik kontributin e kolegëve në ditët e tyre më të vështira.
Vlera monetare prej 20,000 eurosh për operacionin ishte e papërballueshme për çiftin që megjithëse i kanë dhuruar gjithë jetën art e vlera Shqipërisë, nuk u vlerësuan asnjëherë siç duhet.
Pas operacionit, Eni ka reaguar në rrjete sociale duke treguar të vërtetën dhe duke shprehur mirënjohjen e saj të madhe për këdo që i ka qëndruar pranë dhe ka kontribuar në familjen e tyre, në këtë moment të vështirë.
E vërteta dhe mirënjohja ime. Për punë sekondash unë do postoja një status mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që vepruan dhe me qëndruan pranë. Më sjellin linkun që qeveria akordoi një fond prej 2 milionë lekë të rinj për ndërhyrjen e Gencit. Pas kësaj ndjeva se ajo qe kisha përgatitur për te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurrsesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim për te. Por ne si çift përveç parimit të mirënjohjes kemi dhe atë të së vërtetës dhe vendosa qe falënderimeve te mija ti shtoja dhe te vërtetën e asaj nate dhe pse mbase ata që janë pjese e se vërtetës e falënderimit nuk do e pëlqenin qe ti publikoja. (Ju kërkoj ndjesë për këtë )Por unë nuk mund te rri pa i thënë këto te vërteta e falënderime. Dua ta nis nga momenti i vështirë ku gishti im i dha “send” postimit në instagram dhe fb. Sapo doli postimi, që një reagim i menjëhershëm sensibilizimi qe ma ngrohu zemrën dhe me mbushi me force , me atë force qe është e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq një person i cili për mua është Drejtor i Përgjithshëm i institucionit ku unë punoj dhe kisha adresuar thirrjen time por tek unë erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithë humanizmin dhe mbështetjen njerëzore e mbi te gjitha me optimizmin qe çdo gjë do shkoj mbare e mirë. Më te ne krah me erdhi një telefonate nga Klodi i Amerikanit (siç dëgjoj shpesh ta thërrasin) i cili me dha një siguri te cilën e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej ndërhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu për mbështetjen e menjëhershme dhe interesimin e vazhdueshem.
Faleminderit pafund mjekëve duarartë Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilët bene mrekulli në atë situatë te vështirë te Gencit. Faleminderit Profesor Petreles qe është i gatshëm te me pres në çdo moment. Falenderim zemre për të gjithë te afërmit dashamirësit kolegët. Dhe ne fund, por jo nga rëndësia falënderim shpirti te gjithë njerëzve te thjeshte qe u bene një me dhimbjen time. Faleminderit për çdo lutje te ndjere tuajën qe ma beri zemrën dhe me te forte. Faleminderit për çdo kontribut zemre qe tek unë mori përmasa mrekullie duke pare qe ne një kohe rekord shume zemra qe u bënë bashkë me dhanë fryme, besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarisë në GoFundMe. Faleminderit te gjithë miqve qe natën e operimit ishin pranë meje për një përqafim.
Genci, me zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne te dy do kemi një rruge te vështirë përpara… por ashtu siç duhet sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme.
Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke një zemër flori. Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë.
Discussion about this post