GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Osmani: Serbia do të na zhdukë, Vuçiç e Putin duan…

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Serbia do të na zhdukë, Vuçiç e Putin duan…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja Vjosa Osmani, nga Tirana, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, tha se si asnjëherë më parë, Kosova e pavarur po përballet me sfidën më të madhe, me kërcënime për sigurinë e kombit.

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Osmani tha se Serbia, është një fqinj agresiv që vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën.

“Kosova po përballet me sfidimin më të madh të sigurisë, e them se kur kemi përballje me sfida të tilla, agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash”, tha Osmani.

Ajo hodhi akuza të forta në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në bashkëpunim me Vladimir Putin, duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, e për rrjedhojë synon atakimin e vlerave të NATO-s dhe BE-së.

“Serbia ajo që acaron situatën, nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës. Nuk ka javë që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës, duke zbatuar planin që Putin ka zbatuar në 2014 kundër Ukrainës, të dy synojnë destabilizimin e rajonit dhe me anë të kësaj të atakojë vlerat që qëndron NATO dhe BE është më shumë se një zhvillim në rajon. Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht, trajnon pjesë të strukturave kriminale në ushtrinë serbe që ato të shkaktojnë problem në veri, intimidon e i sulmon qytetarët serb në veri, pra kjo është një sfidë për të gjithë rajonin, që të gjitha shtet duhet ta trajtojnë së bashku. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç në Ballkanin Perëndimor”, shtoi presidentja.

E parë në këtë prizëm, ajo tha se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria dhe Kosova kanë një qëllim të përbashkët, ajo që mund t’i ndryshojë është strategjia.

“Nuk kam asnjë dyshim që qëllimin e kemi të përbashkët, nëse ndonjëherë kemi ndryshim në strategji, duhet të ulemi si një familje, sepse ne jemi si një familje. Edhe ndonjë moment i vogël kalohet, pa ndonjë problem të madh”, tha Osmani.

Etiketa: osmaniPutinSerbiaVucic

Lajme të lidhura

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!
Breaking Views

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë
Breaking Views

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Para
“Kur do ta lësh atë dreq vrapi?!”, Luiza Gega zbulon planet…

“Kur do ta lësh atë dreq vrapi?!”, Luiza Gega zbulon planet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën
Sport

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26

Një deklaratë e ish-ministres franceze të Sportit, Marie-George Buffet, ka rikthyer në qendër të vëmendjes Botërorin e vitit 1998, të...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

07:30 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com