GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç “ka gati dosjen” ndaj Kurtit: Kërkon “Shqipërinë e Madhe”

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç “ka gati dosjen” ndaj Kurtit: Kërkon “Shqipërinë e Madhe”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të udhëtojë drejt Brukselit, javën e ardhshme, me një dosje kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Këtë e bëri të ditur vetë lideri serb gjatë një fjalimi drejtuar kombit, duke përsëritur pretendimet dhe akuzat e zakonshme ndaj Kurtit se ka sulmuar serbët në veri.

Vuçiç përmendi rëndësinë e dialogut, por drejtoi gishtin nga Kurti me deklaratën tashmë të vjetëruar se nuk dëshiron zgjidhje të situatës, por konflikt dhe dhunë.

“Po mbushet kupa”, nënvizoi presidenti, i cili shtoi se ka bindur serbët të marrin pjesë në dialogun për zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa njoftoi se institucionet atje nuk do t’i lëshojnë asnjëherë.

“Një ditë pasi Stoltenberg tha se priste konsultime për çfarëdo aksioni të policisë së Prishtinës, ata hynë në fabrikën Lola në Zubin Potok. Ata donin të tregonin se fuqia e tyre nuk ka kufi. Ata vazhduan të arrestonin serbët”, u shpreh presidenti serb Vuçiç.

Vuçiç vazhdoi me pretendimet e tij duke thënë se ushqimet dhe ilaçet në Kosovë po mbarojnë për shkak të mbylljes së kufirit për produktet serbe. Ai bëri me dije se do t’i bëjë apel komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Presidenti serb këmbënguli në synimet e tij për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

“Besoj se Kurti nuk dëshiron zgjidhje të arsyeshme. Nëse më pyesni nëse jam pro asaj që ata e quajnë ‘Serbia e Madhe’, do të them jo, por nëse e pyesni për ‘Shqipërinë e Madhe’ ai nuk do ta mohojë. Ëndrrat tona janë që Serbia të jetë një vend më i mirë për të jetuar dhe ai nuk ka shqetësime të tilla. Ai nuk është i interesuar se si do të jetojnë njerëzit në Kosovë dhe Metohi, por vetëm për ambiciet dhe synimet personale.”

Vuçiç do të takohet me Kurtin të enjten që vjen në Bruksel me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian. Ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve, pritet që të jenë në qendër të diskutimeve./Tema

Etiketa: KurtiVucic

Lajme të lidhura

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Para
22 vite më pas, portugezët pendohen për legalizimin e drogërave

22 vite më pas, portugezët pendohen për legalizimin e drogërave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, kërkon që SPAK të veprojë lidhur me atë që e konsideron si krim të rëndë...

Lexo më shumë
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com