GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk morën shpërblimet për pandeminë, mjekët në protestë. Ja çfarë i premtoi Rama…

12:00 - 02/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk morën shpërblimet për pandeminë, mjekët në protestë. Ja çfarë i premtoi Rama…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjekët e Korçës dhe Durrësit janë në protestë për shkak se prej muajit Maj nuk kanë marrë shpërblimet e premtuara për shërbimin gjatë pandemisë.
Rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitarë në Korçë kanë firmosur një peticion pasi thonë se nuk kanë marrë shpërblimet që ju ishin premtuar pasi kanë qenë gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve Covid. Ata i janë drejtuar edhe portalit “Shqipëria që duam” por shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje. Përgjigjja e vetme që kanë marrë është se kanë mungesë të listës së personave që e përfitojnë, listë e cila më pas është dërguar, por që nuk ju është kthyer më përgjigje.
Sipas këtyre të fundit shqetësim mbetet fakti se këto shpërblime mund t’i marrin vetëm brenda muajit dhjetor, sepse në qoftë se kalon ky vit mund të marrin si justifikim djegien e fondit pasi kaloi viti kur ishin parashikuar të jepeshin këto shpërblime.
Ndërkohë, kryeministri nxori vendimin për shpërblimin e punonjësve të shëndetësisë që punojnë për parandalimin dhe mjekimin e Covidit.

Edhe mjekët e infermierët e Durrësit nuk kanë marrë shpërblimet që në muajin maj, ndërkohë që këta të fundit nuk marrin asnjë përgjigje.

Mjekët thonë se NjVKSHD nuk sqaron asgjë mbi situatën e mjekëve që nuk marrin pagën e tyre. Këta të fundit nuk marrin informacion zyrtar mbi situatën e pagave dhe kur do bëhen likuidimet për bluzat e bardha.

Por, në mbledhjen e qeverisë, ka qenë vetë kryeminstri Rama i cili deklaroi se për të gjithë stafin mjekësor, infermierë, sanitarë dhe shoferë ambulance, shpërblimi do jëtë nga 500 në 1000 euro. “Sot ne kemi vendosur se për të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë, sanitarë dhe shoferë, të angazhuar në sistemin e vijës së parë, në luftën frontale me koronavirusin, do ti paguajmë 1000 euro + në muaj, deri në mbarimin e epidemisë. Pra do t’i paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë, mjekët dhe infermierët. Ndërsa sanitaret dhe shoferët me 500 euro”, tha kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë, e cila u mbajt pasi u shfaq Covid-19 në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ai deklaroi se 1000 euro shpërblim ka qenë vetëm për ata persona të cilët do të jenë në vijën e parë të luftës. Më tej u kërkoi bluzave të bardha të mos turpërojnë uniformën. “Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, shkroi Rama.

Vendimi i qeverisë, 12 mars
Etiketa: covid 19kryesore2MjeketpandemiserretheShperblime

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Erion Braçe i revoltuar: Do votoj kundër paketës fiskale, po dëmton fermerët

Braçe: Ministrat janë të parët që shkelin rregullat anti-covid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com