GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti i Iranit: SHBA të tregojë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore

08:45 - 20/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Iranit: SHBA të tregojë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se shteti i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta “për të pasur energji paqësore bërthamore” dhe i bëri thirrje Uashingtonit “të demonstrojë” se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Gjatë një fjalimi para një takimi vjetor të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Raisi tha se tërheqja amerikane nga marrëveshja shkeli zotimet e Shteteve të Bashkuara dhe ishte “një përgjigje e papërshtatshme” ndaj përmbushjes së zotimeve të Iranit.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike. Një vit më vonë, Irani nisi të shkelte marrëveshjen dhe nisën bisedimet në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes. Por, bisedimet dështuan në gusht të vitit 2022.

Për një kohë të gjatë Irani ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore dhe insiston se programi i tij ka qëllime krejtësisht paqësore. Këtë qëndrim e përsëriti Raisi në OKB, duke thënë se “armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse dhe atë ushtarake” të shtetit të tij.

Por, shefi për mbikëqyrje bërthamore në OKB, Rafael Grossi, gjatë një interviste dhënë të hënën për Associated Press, tha se heqja e kamerave dhe sistemeve të tjera monitoruese elektronike nga Irani ia bëjnë të pamundur Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që të japë garanci për programin bërthamor të Teheranit. Më herët, Grossi kishte paralajmëruar se Irani ka pasuruar mjaftueshëm uranium dhe mund të krijojë me to “disa” bomba bërthamore, nëse dëshiron.

Drejtori i kësaj agjencie të OKB-së po ashtu kërkoi që të takohej me Raisin për ta bindur që Teherani të heqë dorë nga ndalesat që ka vendosur për inspektorët e agjencisë.

Raisi nuk përmendi inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, por Bashkimi Evropian të martën mbrëma lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, u takua me ministrin e Jashtëm iranian dhe në takim ngriti çështjen e marrëveshjes bërthamore, të inspektorëve, por edhe të arrestimit të shumë shtetasve të BE-së që kanë shtetësi të dyfishtë.

Gjatë takimit me kryediplomatin iranian, Hossein Amirabdollahian, BE-ja tha se Borrelli i bëri thirrje Iranit që ta shqyrtojë ndalesën e vendosur ndaj inspektorëve bërthamorë dhe të përmirësojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Borrell sërish i bëri thirrje Qeverisë iraniane që të ndalë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, u tha në deklaratën e BE-së. Shtetet perëndimore kanë thënë se Irani e furnizon Rusinë me dronë ushtarakë, të cilat Moska i përdor kundër Ukrainës. Por, pretendime të tilla janë hedhur poshtë nga Teherani. /REL

Etiketa: Iranimarreveshja berthamoreSHBA

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Del në ankand kapela ikonike e Michael Jackson

Del në ankand kapela ikonike e Michael Jackson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com