Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar, banues në Mallakastër, pasi Gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg”, sepse dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin, 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Discussion about this post