GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Fondi për shtëpitë e romëve, Nuri Belba i jep 350 MLN lekë pa garë Ferdinand Çaushit

12:03 - 05/10/23
në Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba, fitoi edhe një mandat tjetër më 14 maj 2023, edhe pse e ka lënë Përrenjasin pa investime. Më në fund vjen një projekt

Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba, fitoi edhe një mandat tjetër më 14 maj 2023, edhe pse e ka lënë Përrenjasin pa investime. Më në fund vjen një projekt

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba, fitoi edhe një mandat tjetër më 14 maj 2023, edhe pse e ka lënë Përrenjasin pa investime. Më në fund vjen një projekt që ndihmon shtresat në nevojë, por Belba e fut në kalendat e korrupsionit.

Kjo është mënyra se si po vepron kryebashkiaku me fondin e caktuar për riparimin e shtëpive të familjeve të Komunitetit Rom. Belba përmes komisionit të tenderit i ka rregulluar gjerat që paratë të shkojnë tek kompania që është paracaktuar. Në fund do të shihet se sa lekë përvetësohen dhe sa do të shkojnë për të riparuar shtëpi e romëve!

Për të qenë më të saktë, paratë janë caktuar për ndërrimin e çative dhe për lyerjen e shtëpive. Në fakt, këto objekte nuk mund të quhen banesa dhe ndoshta duhej të ndërtoheshin shtëpi të reja.

Qysh në vitin 2013, ky projekt është premtuar nga Taulant Balla, në prag zgjedhjeve, ndërsa kaluan vitet dhe qeveria i kishte lënë romët në gjendjen e mjeruar.

Tani Belba njofton se do t’u riparojë çatitë romëve, por kontrata tregon se edhe këto fonde do të vidhen. Sepse tenderi ka marrë “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, çka do të thotë se është një kontratë me risk të lartë korrupsioni për fondin.

Sipas të dhënave në dokument, për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre 4 kompani.

Madje dy prej tyre kishin ofertë 100 milionë lekë më lirë se fituesi, por Belba as nuk i ka parë fare këto detaje, as nuk i ka shqyrtuar dokumentet e tyre, as nuk ka bërë analizën me kriteret e tenderit, por i ka skualifikuar që në fazën e parë.

Kështu, i mbeti rruga e hapur firmës “INA” shpk në pronësi të  Ferdinand Çaushit, i njohur për marrjen e tenderëve me shkelje nga Bashkia Tiranë dhe institucione të tjera vendore..

Edhe këtë herë, bashkë me Belbën, Çaushi merr tenderin 350 milionë lekë për punimet riparuese që do të bëhen në shtëpitë e romëve. Gjithmonë nëse bëhet puna sipas planit, sepse ky prokurim nuk garanton që paratë do të shkojnë për romët.

Një tjetër skandal në këtë projekt është vetë periudha kur do të zbatohet tenderit.

Në kontratë thotë që puna do të fillojë nga tetori dhe 5 muaj të tjerë në vazhdim. Praktikisht, parashikohet që punimet të mbarojnë në fund të muajt shkurt, ndërkohë që banorët do të vuajnë të ftohtin në kulmi i dimrit.

Projekti parashikon ndërhyrje për përforcimin e strukturave të banesave, ndërtim çatish, suvatime të brendshme dhe të jashtme, shtresë pllakash në dysheme, instalime elektrike dhe hidrosanitare, dyer edhe dritare të reja.

 

Në këtë projekt janë përfshirë 41 familje, që janë me banim në njësitë administrative Qukës, Rrajcë, Stravaj dhe Prrenjas, Bashkia Prrenjas. Për çdo familje është përcaktuar vlera monetare sipas preventivave përkatëse, ku do të kryhen punimet.

Përrenjasit i janë akorduar edhe herë të tjera fonde të konsiderueshme për të ndihmuar familjet që jetojnë nëpër fshatra dhe nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, por ato nuk arrijnë tek nevojtarët.

Lexo edhe: Pa garë/ Nuri Belba i jep 380 mln lekë ish-deputetit të PS-së

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimkomuniteti romNuri Belbaperenjastender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
E papritur/ Orges Shehi shkarkohet si trajner i Tiranës

E papritur/ Orges Shehi shkarkohet si trajner i Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com