GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qosja i Kavajës i jep Paulin Gegës 145 MLN lekë për të mbushur makinën me naftë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Qosja i Kavajës i jep Paulin Gegës 145 MLN lekë për të mbushur makinën me naftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e karburanteve janë prokurime ku abuzimi është shumë i madh. Ndryshe nga tenderët e tjerë, aty fiton gjithmonë Shefqet Kastrati, në disa raste edhe Paulin Gega dhe ndonjë oligark tjetër i nivelit më të ulët.

Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimi me karburant”, i hapur nga Fisnik Qosja i Bashkisë Kavajë. Qosja ka dhjetëra shërbime të tjera që i ka lënë pezull ndaj qytetarëve si kryetar i ri, por është siguruar sëpari që makina e tij të jetë “full” me karburant. Dhe për këtë ai ka vendosur të shpenzojë 145 milionë lekë.

Për tenderin kanë paraqitur ofertat me vlerë afërsisht të njëjtë dy firma, “KASTRATI SHPK” dhe “GEGA CENTER GKG SHPK”.

Kështu, Gega ka ofruar ta bëjë furnizimin me 14  480 402 lekë, ndërsa Kastrati me 14 549 743 lekë, ndërkohë që fondi limit i venë nga bashkia është 14 584 326 lekë. Pra, është e qartë se këtu ka një marrëveshje të fshehtë mbi ofertat. Ky tender duhej anuluar dhe të bëhej një proces prokurimi sipas ligjit. Theksojmë se të dy oligarkët e karburanteve nuk kanë ofruar një çmim fiks për furnizimin me karburante, aq sa është sot, por japin vetëm normën e fitimit për litër. Kështu, Kastrati fiton 15.5 lekë për litër, ndërsa Gega 14.8 lekë për litër. Në këtë tender, Qosja nuk e di se sa litra karburant do të marrë deri në fund të kontratës, por e lë në dorë të përfituesit të kontratës.

Nuk përjashtohet mundësia që Kastrati të ketë marrë pjesë në garë vetëm formalisht, pasi në realitet kompania e tij ka krijuar monopol në tregun e naftës dhe abuzon në masë me çmimet.

Kështu, Qosja pavarësisht se është kryebashkiak i djathtë, nuk e prish rendin e tenderëve të vendosur nga paraardhësi.

Pasi “i mbylli” dosjet për evazion dhe pastrim parash, Paulin Gega i ka të mirat marrëdhëniet me qeverinë. Si pronar i subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil” apo “Gega Center GKG” është shpallur në kërkim në gusht 2019, pasi akuzohej për evazion fiskal dhe pastrim parash.  Sipas policisë ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Në fakt, Gega ishte larguar jashtë vendit një ditë më parë, më datën 9 gusht, pak orë para se të dilte urdhri i ndalimit për të. Policia njoftoi se Gega ishte proceduar edhe katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Kur mori postin si kryetar i Bashkisë Kavajë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, Qosja tha se ai do të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama për të mirën e Kavajës.

“E shoh këtë bashkëpunim për të mirën e qytetit, jo bashkëpunim politik por për të mirën e Kavajës që unë të bëj projektet siç i kam synim. Kam goxha projekte, i kam prezantuar dhe në fushatën time. Jemi një qytet i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Kavaja ka disa elementë. Kavaja sot s’ka stadium. Sot aty kullosin delet, është për turp. E kemi humbur lidhjen me pjesën tradicionale të qyteti”, tha asaj kohe Qosja

Në fakt po shohim shumë bashkëpunim, por për të mirën e oligarkëve. Dhe asnjë nga premtimet e  tij nuk ka nisur të zbatohet. Gjithçka u harrua dhe tani fjalën e kanë tenderët!

Lexo edhe: Fisnik Qosja: Ja pse Bashkia e Kavajës paguan inceneratorin e Tiranës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BashkiaFisnik QosjaPaulin gega

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Aksioni në Veri/ Gjenden municion, kallashnikovë dhe eksplozivë

Aksioni në Veri/ Gjenden municion, kallashnikovë dhe eksplozivë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetcasibombetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş