GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përdorimi i simboleve të PD, “Foltorja” i përgjigjet Bardhit: Janë të demokratëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdorimi i simboleve të PD, “Foltorja” i përgjigjet Bardhit: Janë të demokratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga zyrtarë të Partisë Demokratike janë ngritur pretendime mbi përdorimin e simboleve të partisë nga persona të paautorizuar. Më konkretisht bëhet fjalë për përdorimin e simboleve në kartat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit, që konsiderohet si miting nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij në kupolën drejtuese të PD.

Por në përgjigjen e saj, Foltorja ka sqaruar se simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe jo ish-ministrave të Ramës.

“Një përgjigje për “kryetarin” pa parti! Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng – kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD! Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhtohej nga peng kryetari ose shitej për karrige ministrash nga gaztori i tij” – thuhet në reagimin e “Foltores”.

Më tej ata shprehen se Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.

“Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë. Përballë mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të një grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë” – shkruhet më tej në reagimin “Foltores”.

Etiketa: demokratevefoltorjaGazment BardhiPDsimbolet

Lajme të lidhura

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par
Breaking Views

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

18:56 - 22/05/26
Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”
Breaking Views

Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

18:45 - 22/05/26
Aktualitet

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Para
OSHEE njofton për shkëputje të energjisë për disa zona në Tiranë

Hyn në fuqi vendimi, OSHEE dhe OST kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave
Aktualitet

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

19:25 - 22/05/26

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panaja në Vlorë....

Lexo më shumë
Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

18:56 - 22/05/26
Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

18:45 - 22/05/26
“Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë

“Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë

16:36 - 22/05/26

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake

15:32 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com