GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Dobronikut, dyshohet se urdhëri u dha nga burgu/ Detajet

16:39 - 01/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Dobronikut, dyshohet se urdhëri u dha nga burgu/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ende nuk ka një pistë lidhur me ekzekutimin mafioz të Thimi Dobronikut, 56-vjeçarit shqiptar që u qëlluar me 3 plumba pistolete mbrëmjen e djeshme, teksa kthehej në banesën e tij.

Policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, në një përpjekje për të zbuluar autorin ose autorët e krimit të rëndë.

Broboniku që njihej edhe si Thimi Prifti u ekzekutua në lagjen “Palio Faliro” në Athinë rreth orës 21.00 me orën lokale, teksa zbriti nga motorri dhe po drejtohej për në pallatin ku jetonte.

Teksa mbante kokoren e motorrit në dorë duke shkuar në banesë, ai u qëllua nga një person ende i paindentifikuar.

Policia ka dyshimet se urdhëri për ekzekutimin e shqiptarit mund të jetë dhënë nga një prej burgjeve greke. Ndoshta viktima mund të ketë krijuar përplasje në burg, ose ai ishte kthyer në një “lojtar” të rëndësishëm në trafikun e drogës, duke krijuar rivalitete gjatë kohës që ishte vetë i burgosur.

Mediat greke raportojnë se 56-vjeçari është përballur me akuzat për trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe falsifikime.

Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Dëshmia e fqinjit

Fqinjët e tij flasin për një njeri të qetë, i cili të paktën 5 vitet e fundit ka jetuar me familjen e tij në pallatin në rrugën “Atlantos”.

Një fqinj i 56-vjeçarit thotë për mediat greke: “Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Një plumb ka rënë edhe në katin e parë. Në atë kohë një qiramarrës po dilte nga pallati me qenin e tij. Viktima u shkëmbyer në derë me fqinjin dhe qenin që i hapi derën dhe më pas e futi në shkallë. Ai ra atje poshtë. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha “mirë, nuk ke dëgjuar gjë?” Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është”.

Dola dhe pashë një burrë poshtë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”.

Siç vijon fqinji i 56-vjeçarit, “ajo që më ra në sy është se nuk kishte asnjë pikë gjak. Duhet të jetë kjo e ashtuquajtura goditje e verbër, por nuk e di sepse nuk jam mjek.

Ne ishim sipër tij derisa erdhi ambulanca dhe e morën mjekët dhe ai nuk kishte asnjë pikë gjak në këmishë. Ai ishte shumë i gjatë dhe trupmadh. Natyrisht, këmisha e tij kishte shumë ngjyra dhe ndoshta për këtë arsye nuk dukej gjaku, por as në xhupin e tij nuk dukej asgjë. Në një moment e kishim kthyer anash por edhe ai kthehej dhe lëvizte.

Menaxheri i pallatit zbriti, mori ambulancën dhe policinë. Menjëherë erdhi një patrullë, më pas erdhën motorët dhe një punonjës i policisë kriminale na tha që të mos prekim asgjë, pastaj mbyllën rrugën dhe po kërkonim gëzhojat”.

Etiketa: 56-vjeçariGreqiKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Vdes elefanti më i vetmuar dhe më i trishtuar në botë, jetoi vetëm për 33 vjet

Vdes elefanti më i vetmuar dhe më i trishtuar në botë, jetoi vetëm për 33 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com