GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Liridonës, eksperti zbulon gabimet trashanike të Naim Murselit

20:29 - 12/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Del dokumenti, Liridona dhe Naimi kishin bërë kërkesë për divorc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor vijon të trajtohet jo vetëm nga mediat, por edhe nga ekspertët e sigurisë. Policia e Kosovës arrestoi 4 persona si të përfshirë në krim, mes të cilëve edhe Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës.

Ngjarja fillimisht u trajtua si një grabitje, ku Naimi kishte marrë dy fëmijët e mitur nga makina ku ata ndodheshin, ndërsa Liridona u qëllua për vdekje nga grabitësi. Por hetimet zbuluan skenarin, ku deri më tani dyshohet se Naim Murseli kishte porositur vrasjen, madje një prej të arrestuarve, personi që shkrepi armën, ka pohuar se i ishte premtuar shuma prej 30 mijë euro.

Lidhur me krimin e rëndë, ku motivet mbeten ende mister, ka reaguar edhe Hajrullah Tërnava, ekspert sigurie, i cili në një intervistë për Euronews Albania pohoi se vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli ishte e përgatitur keq dhe që në fillim u ngritën dyshimet për këtë të fundit.

Tërnava tha se ngjarja ka qenë tronditëse për mbarë opinionin për mënyrën si është organizuar dhe rrethanat e vrasjes së nënës së dy fëmijëve.

“Rrethanat dhe mënyra e ekzekutimit të bashkëshortes së tij Liridonës, Naimi që është munduar të planifikojë dhe në të vërtetë ka bërë gabime trashanike pasi në fillim është krijuar dyshimi se aty ka drejtpërdrejtë dorë ai vetë.

Është një vrasje që ka tronditur gjithë publikun. Ka pasur dhe do ketë vrasje të rëndomta, por kjo është një befasi se si një i ri ka vrarë të shoqen që ka pasur 2 fëmijë të shëndetshëm, është e pakuptimtë.

Dhe mënyra se si është vrarë, duke shkuar në darkë në një restorant të njohur ku ka pasur ngjitur edhe dorasin dhe duke bërë planin që merr fëmijët nga makina dhe gruan e ka lënë aty, që është diçka e pakuptimtë se çdo burrë i martuar, nëse do ishte ballafaquar me një situatë të tillë ai do kishte sakrifikuar jetën të mbronte anëtarët e familjes dhe jo të merrte fëmijët, çka duket qartë që ka pasur përgatitje”, tha eksperti.

Etiketa: ekspertiliridonanaimi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Trupi i Liridona Ademaj do të zhvendoset në fshatin e lindjes!

Vrasja e Liridona Ademajt do hetohet nga një prokurore serbe/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com