GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Peleshi: Në janar nisin punimet e bazës ajrore të NATO-s, shpronësimet sipas tregut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi: Në janar nisin punimet e bazës ajrore të NATO-s, shpronësimet sipas tregut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri public vendimin e marrë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar lidhur me bazën ajrore të NATO-s, që parashikohet të ndërtohet në zonën e Kuçovës.Guri i parë i kësaj baze taktike të NATO-s, sipas Peleshit do të vendoset në janar, pasi është kompletuar kuadri ligjor që i hap rrugën punimeve.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sapo miratuam një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura. Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën punimeve. Në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e parë në bazën taktike të NATO-s në Kuçovë. “

Por lajmi për krijim e një baze ushtarake të NATO-s në zonën e Kuçovës ka ngjallur shqetësim tek banorët, banesa e të cilëve do të preket. Ata u shprehën se nuk duan të lejojnë punimet, pasi shtëpitë e tyre nuk vlerësohen sipas tregut. Peleshi në fjalën e tij pas mbledhjes qeveritare u shpreh se banorët do të shpronësohen sipas tregut dhe pa vonesa.

“Lajm i mirë për ata që preken nga shpronësimet, do të shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë. Një lajm i dyfishtë pozitiv për banorët e zonës përreth, dhjetëra mijëra euro investim. Është një lajm i mirë për gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare sepse do të kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që do të thotë më shumë siguri”, deklaroi ministri Peleshi.

Banorët u shprehën se janë lajmëruar nga Ministria e Mbrojtjes se do të shpronësohen me një vlerë prej 230 mijë lekësh të reja për dynym, duke e konsideruar këtë si një vlerë qesharake krahasuar me tregun.

Etiketa: KucoveMinistria e Mbrojtjesniko peleshi

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Prej një jave Yzberishti pa drita, Balluku i “kalon topin” OSHEE-së

Prej një jave Yzberishti pa drita, Balluku i “kalon topin” OSHEE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com