GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Provat e SPAK, ja ç’kundërshtojnë avokatët e Belerit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Beleri”, mediat greke: Po hante kur u arrestua, nuk po blinte vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme paraqiti të martën më 19 dhjetor në gjykatën respektive aktet shkresore të hetimit të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, të akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Aktet u kontestuan si të paligjshme nga përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve. Megjithëse ata nuk kundërshtuan përmbajtjet e provave, pretenduan se ato nuk janë siguruar sipas procedurës dhe për rrjedhojë janë të paligjshme e të papërdorshme.

Në seancë, paraqiti deklaratë i pandehuri Fredi Beleri, i cili ndër të tjera kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Erjon Çela dhe Irena Gjoka, duke pretenduar se nuk po i ofrohej proces i rregullt ligjor.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, Pandeli Kokaveshi që pritej të paraqiste deklarimet e tij të martën, nuk u paraqit në seancë. Gjykata sqaroi se policia nuk kishte kthyer njoftim nëse e kishte lajmëruar ose jo të pandehurin. Por, avokatët thanë se ai kishte dijeni për seancën, por se e kishte të pamundur për arsye shëndetësore. Ata paraqitën dokumentacion që sipas tyre vërteton se ai po kurohet në Athinë, në Greqi.

Prokurori Adnan Xholi kërkoi që të lexonte deklarimet e dhëna prej Kokaveshit gjatë hetimit, kur ai kishte pretenduar se nuk kishte pasur asnjë dijeni pse ishte ndaluar.

Në përfundim, avokatët kërkuan thirrjen e disa dëshmitarëve, si dhe kërkuan investimin e gjykatës për sigurimin e dosjeve të dy çështjeve dhe dokumenteve të tjera, që sipas tyre ishin mjaft të rëndësishme. Ata pretenduan se aktet i kërkojnë për të gjetur një dokument të falsifikuar.

Gjykata pranoi kërkimin për t’u investuar për të marrë akte nga policia, me argumentin se ishte vërtetuar se avokatët ishin në pamundësi objektive, ndërsa për dokumentet e tjera i orientoi që të bënin kërkimin në formën e duhur. Seanca u shty për më datë 29 dhjetor, në orën 11:00.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. /BIRN/

Etiketa: avokatetbeleriSpak

Lajme të lidhura

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Manchester City në finale të Kupës së Botës, ndeshet me Fluminensen

Manchester City në finale të Kupës së Botës, ndeshet me Fluminensen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com