GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Zhdukja” e kontejnerit nga Porti, zbulohet sa arka me “banane” iu vodhën “Bana King”

15:42 - 23/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zhdukja” e kontejnerit nga Porti, zbulohet sa arka me “banane” iu vodhën “Bana King”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Zhdukja” disaorëshe e një kontejneri të mbushur plot me arka bananesh, të mbërritura nga Ekuadori si porosi e kompanisë “Bana King”, vijon të shoqërohet me mister.

Në 8 dhjetor të këtij viti, një person, i identifikuar me inicialet D.H., u paraqit si shofer i kompanisë “Zico sha” dhe kërkoi të tërhiqte një nga kontejnerët me banane që gjendeshin në sheshin e terminalit të Portit Durrës, që menaxhohet nga “Mariner Adriatic”.

D.H. besohet se ka përdorur letra false për tërheqjen e ngarkesës, të cilët e riktheu pas dy orësh.

Kur, një ditë më pas, një tjetër person, i prezantuar si shofer i “Zico” sha kërkoi të tërhiqte të njëjtin kontejner, u konstatua se ai ishte hapur dhe vulat e sigurisë ishin ndryshuar.

Kontejnerin u hap në prani të punonjësve të policisë së Portit dhe autoriteteve doganore. Brenda tij nuk u gjet asgjë e paligjshme. Por, mungonin 2 kuti me banane.

Një kuti me banane peshon afërsisht 20 kilogramë. Gjë që do të thotë se në kontejner janë “zhdukur” më së paku një ngarkesë prej 40 kilogramësh.

Banane apo kokainë?

Autoritetet policore njoftuan se, në vijim të veprimeve proceduriale, arrestuan 4 persona, që kanë pasur përgjegjësi për ruajtjen dhe kryerjen e procedurave për lirimin e kontejnerit.

Punonjësi i Policisë, Adelion Vila, si edhe punonjësit e koncesionarit të sheshit të terminaleve, “Mariner Adriatic”, konkretisht Denis Musaj, Alketa Kallçaku dhe Egnis Gojani. Ndërsa personazhi D.H. i shpallur në kërkim dhe që transportoi kontejnerin jashtë portit, dyshohet për “kontrabandë mallrash”.

Pavarësisht këtyre veprave penale, grupi hetimor dyshon se është kryer trafik lënde narkotike kokainë, por që deri në këtë fazë të hetimit nuk kanë zbuluar ende prova për diçka të tillë.

Aksion vetëm për “vjedhje bananesh”?

Në datën 08.12.2023rreth orës 14.53 kamioni i markës “Renault” me targë”AA760HL” me drejtues shtetasin D.H, ka hyrë brenda Portit Detar Durrës dhe më pas në Terminalin e Kontejnerëve të Portit Durrës, me qëllim për të tërhequr kontejnerin me  numër “SEGU944869” që i përket kompanisë “Zico Sh.a”.

Regjistrimi i tij në portën hyrëse është kryer nga operatorja Alketa Kallçaku, e cila e ka kryer këtë regjistrim pa dokumentacionin përkatës. Kjo, pasi drejtuesi i kamionit nuk ka pasur një praktikë doganore dhe autorizim nga agjencia dhe kompania “Zico Sh.a” për tërheqjen e kontenierit.

Pasi ka ngarkuar kontenierin me numër “SEGU944869”, rreth orës 16.00 te datës 08.12.2023, kamioni me targë “AA760HL” ka dalë nga terminali dhe më pas nga rrethimi i Portit Detar Durrës, ku për të nuk është kryer regjistrim i daljes.

Nga verifikimet në sistemin “Navis 4” ka rezultuar se operatori që duhet të bënte këtë veprim ka qenë shtetasi Denis Musaj.

Rreth orës 18.30 tëdatës 08.12.2023 kamioni me targë “AA760HL” është rikthyer përsëri i ngarkuar me kontejnerin me numër “SEGU944869” dhe ka hyrë në terminalin e kontejnerëve të portit detar Durrës, duke e shkarkuar kontejnerin në shesh dhe nuk është kryer asnjë praktike regjistrimi për hyrjen e tij.

Nga verifikimet ne sistemin “Navis 4” ka rezultuar se operatori që duhet të bënte këtë veprim ka qene shtetasi Egnis Gojani.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në lidhje me itinerarin që ka ndjekur kamioni me targë “AA760HL i ngarkuar me kontejnerin me numër “SEGU944869”, pas daljes nga porti në orën 16.00 të datës 08.12.2023, deri ne momentin e rihyrjes në port në orën18.30 të datës 08.12.2023, rezulton se kamioni me targë “AA760HL” ka shkuar në një parking privat në Shkozet.

Nga ana e Policisë Gjyqësore është kryer hapja dhe këqyrja e kontejnerit me numër SEGU944869,në mjediset e sheshit të monitorimit të Terminalit të Trageteve në Portin Detar Durrës.

Nga këqyrja ka rezultuar se kontejneri ishte në gjendje të mbyllur dhe kishte të vendosura dy plumbçe sigurie.

Pasi janë prerë plumbçet është bërë zbritja e kutive me banane nga kontejneri.

Nga këqyrja ka rezultuar se një pjesë e paletave me banane shiritat mbajtës të kutive në pjesën e sipërme i kishin të lëvizura nga vendi i tyre.

Në kontejner është konstatuar që në paleta mungonin dy kuti me banane.

Gjithsej ishin të ngarkuara 1096 kuti, ndërkohë që në deklaratën doganore është shënuar numri 1098 kuti. Janë hapur dhe kontrolluar të gjitha kutitë më banane.

Gjithashtu janë hapur kapakët e brendshëm dhe të jashtëm të pjesës frigoriferike të kontejnerit. Nga kontrolli i ushtruar nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BanakingBANANEdrogakontenienporti

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Kapen 2000 kg kokainë, një pjesë dyshohet se ishte për klanin shqiptar “Farruku”

Kapen 2000 kg kokainë, një pjesë dyshohet se ishte për klanin shqiptar “Farruku”

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions
Breaking Views

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25

Kristal Palas ka fituar në transfertën e Fulhemit me shifrat 2-1. Golat erdhën nga Nketiah në të 20-ën, Uilson në të...

Lexo më shumë
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25
Nis greva në Portin e Durrësit, Sindikata e Terminalit të kontenierëve: Drejtoria na mohon shpërblimet!

Nis greva në Portin e Durrësit, Sindikata e Terminalit të kontenierëve: Drejtoria na mohon shpërblimet!

20:01 - 07/12/25
Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica

19:09 - 07/12/25
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze

18:45 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com