GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Beteja për pushtetin/ Michel largohet pas zgjedhjeve në BE, Orban synon postin e tij

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja për pushtetin/ Michel largohet pas zgjedhjeve në BE, Orban synon postin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një udhëkryq gjigand institucional. Për Bashkimin Europian, korriku rrezikon të kthehet në një muaj në të cilin do të përqendrohen të gjitha zgjedhjet kryesore për postet e larta.

Nga Parlamenti Europian te Komisioni, dhe në këtë pikë, edhe për presidencën e Këshillit të BE-së. Madje do të ketë lëvizje edhe në selinë e NATO-s, edhe pse nuk bëhet fjalë për një organizëm jo të BE-së.

Trafiku rreth karrigeve më të larta të Europës është intensifikuar në këto ditë të para të janarit. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Parlamentin Europian, që do të nënkuptonte largimin e tij të hershëm nga presidenca e Këshillit nëse ai zgjidhej.

“Kam punuar shumë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën e fundit të rolit tim europian. Ne e dimë se këtë verë, pas zgjedhjeve në qershor, është koha për një tranzicion demokratik. Pas zgjedhjeve, Komisioni Europian do të ketë mundësinë ta kalojë stafetën në një ekip të ri. Pra, është e drejtë që gjatë këtij tranzicioni demokratik, ata njerëz që morën përgjegjësi, sepse unë u emërova nga 27 krerë shtetesh dhe qeverish, të përballen me votuesit europianët përmes të drejtës universale të votës” – tha Michel.

Vendimi i tij, për të lënë karrigen më të lartë të pushtetit, për të zbritur në atë më të ulët, është kritikuar ndjeshëm. Por në të njëjtën kohë, ka ngjallur mjaft interes për zëvendësimin e tij.

Liderët e BE-së kanë më pak se gjashtë muaj që të bien dakord për një emër tjetër për ta vendosur në atë postë.

Nëse dështojnë në këtë detyrë, kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit është planifikuar të marrë presidencën e radhës të këshillit të veçantë të BE-së atë muaj, do të takohet me liderët për këtë, diçka që udhëheqësit europianë janë të prirur ta shmangin duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin.

Për Ukrainën do të jetë sigurisht një lajm i keq, nëse konfirmohet Orban, por për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të jetë një zhvillim pozitiv, marrë parasysh dhe qëndrimin zyrtar të Hungarisë që ta anëtarësojë rajonin tonë në BE edhe para vitit 2030.

Etiketa: BEMichelorban

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Zeka: Gjykata Speciale, produkt i kazanit ruso-serb

Nga vrasja e Liridonës te Bedrija, Milaim Zeka: Gratë po na i vrasin prokurorët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com