GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tensionet në Kuvend, Begaj nuk mban fjalën. Seanca zgjat 15 minuta

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Tensionet në Kuvend, Begaj nuk mban fjalën. Seanca zgjat 15 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka zgjatur rreth 15 minuta seanca e parë për vitin 2024 në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa kanë vijuar tensionet në sallë, ku deputetët e opozitës kanë protestuar me bilbila, ndërsa mazhoranca ka miratuar mes kaosit dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Me një prezencë të shtuar në sallën e Kuvendit të efektivëve të Gardës, diplomatët në lozha, dhe Presidentit që priste të mbante një fjalim, deputetët e opozitës kanë qënmdruar rreth foltores së Kuvendit duke i rënë bilbilave, ndërsa Gazment Bardhi me cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të largonte nga salla efektivët e Gardës.

Përballë kërkesës së opozitës, Nikolla ka zgjedhur të vijojë seancën dhe të miratojë brenda pak minutash dekretet e Presidentit për ndryshimet në Qeveri.

“Ndjesë presidentit të Republikës që i pamundësohet fjala në Parlament”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Gjithashtu në seancë ka marrë manbdatin e deputetit Plarent Ndreca, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn, ish-zv.Kryeministër i shpallur tashmë në kërkim nga SPAK pas hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Opozita e cilësoi prezencën e Presidentit të Republikës në Kuvend si një shërbim që ai po i bënte mazhorancës. “Bajram Begaj u soll si ministër i propagandës së Qeverisë, si faktor destabiliteti”, tha Flamur Noka.

Sipas tij, Presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i Qeverisë. Noka tha se Presidenti duhej të kthente ligjet e miratuara nga mazhoranca për Komisionet Hetimore, sikundër duhej të hidhte në kosh Rregulloren e re të miratuar nga Edi Rama.

Etiketa: BegajKryesore1kuvendOpozita

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Salianji: Deputetët demokratë ishin kundër bojkotit, por Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:17 - 14/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Aktualitet

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Para
“O hajdut, duhej të ishe në SPAK”/ Ndreca merr mandatin, opozita proteston

"O hajdut, duhej të ishe në SPAK"/ Ndreca merr mandatin, opozita proteston

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Salianji: Deputetët demokratë ishin kundër bojkotit, por Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:17 - 14/07/26

Ish-deputeti Ervin Salianji përmes një reagimi publik është shprehur se vetë deputetët e grupit parlamentar të PD kanë qenë kundër...

Lexo më shumë
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

09:39 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com