GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me mishin e luanit, Lali Eri jep pa garë 132 MLN lekë të ushqimit për Kopshtin Zoologjik

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion me mishin e luanit, Lali Eri jep pa garë 132 MLN lekë të ushqimit për Kopshtin Zoologjik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashuria emblematike e Eron Veliajt për kafshët është aq e madhe sa e ka futur edhe Kopshtin Zoologjik në skemat e tenderëve korruptivë. Kryebashkiaku harxhon shumë për ushqimin e tyre, por kafshët kanë mbetur kockë e lëkurë. Për të qenë më të qartë, po ju tregojmë se si dhe ku e merr Lali Eri furnizimin e mishit të luanit dhe bananet e majmunit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, në varësi të Bashkisë Tiranë, ka hapur disa tenderë, pasi për çdo produkt ka kontraktuar kompani të ndryshme. Sot po sjellim në vëmendje dy prej tenderëve. I pari është prokurimi me objekt “Blerje bukë, fruta, perime për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024”, i cili është mbyllur më datë 16 janar 2024.

Sakaq, shohim që për të blerë lulelakër, dardha, shalqi, bukë, misër, elb, bar të thatë e disa perime, Veliaj ka urdhëruar që të shpenzohen rreth 60 milionë lekë.

Sikur t’i hanin kafshët gjithë këto ushqime, do të ishte mirë! 

Por, çështje nuk qëndron vetëm tek vlerae harxhuar, sepse lali Eri ka dietologë që e kanë llogaritur se sa ushqim i duhet çdo kafshe në çdo vakt.  Ajo që na bie në sy dhe ngre dyshime është mënyra se si është zhvilluar tenderi.

Menjëherë shihet që prokurimi ka marr ‘Red Flag” Open Data. që tregon riskun e korrupsionit. MC Catering” shpk dhe “NELSA” shpk kanë paraqitur ofertat e tyre, ku kjo e fundit është shpallur fituese shpejt e shpejt dhe pa stres.

Ndoshta kompanisë MC Catering” shpk i është premtuar loti tjetër, ose ndonjë tender tjetër ushqimi, sepse nuk u ankua pasi u skualifikua që në fazën e parë. Duke qenë se mbeti e vetmta ofertë “NELSA” shpk, në pronësi të pronësi të Elsa Kamberit përfitoi kontratën.

E gjithë kjo skemë lë hapur shtegun që paratë e ushqimit të kafshëve të filtrojnë në xhepat e korrupsionit.

“NELSA” shpk në fakt gjithmonë ka përfituar tenderët e Kopshtit Zoologjik, sepse themeluesi dhe pronari i vërtetë i saj, Nexhmi Balla ka krijuar raporte shumë të mira më Veliajn. Por Balla njihet gjithashtu si biznesmen mashtrues, sepse bashkë me disa të tjerë është dënuar nga gjykata për korrupsion në lidhje me ushqimet e të burgosurve. Dënimi ka ndodhur në korrik të vitit 2018 ku Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Ballën me 3 vjet burg për korrupsion bashkë me disa persona të tjerë, përfshirë ish-drejtorin dhe ish-nëndrejtorin e burgjeve. Pikërisht për këtë arsye, Balla nuk mund të merrte më tendera dhe ia kalon kompaninë në pronësi të besuarës së tij Elsa Kamberi e cila aktualisht rezulton pronarja me letra e firmës.

72 milionë lekë për mish

Ashtu sikur thamë më lartë, konkurrentit “MC Catering” shpk Veliaj i kishte premtuar një tjetër tender dhe bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024”. Pra, kemi të bëjmë me një tender fiktiv, ku kompanitë paraqiten formalisht në një lot, vetëm për justifikuar organizatorët. Edhe ky furnizim përfshihet në projektin për blerje ushqimesh për kafshët.

Për të cilin gjithashtu janë shpenzuar shumë para dhe shpresojmë “MC Catering” shpk të mos e lërë luanin pa mish, sepse do të kthehet në problem ndërkombëtar.  Luani dhe kafshët e tjera mishngrënëse, çdo vit që kalon e po dobësohen, sepse Lali Eri me manovrat e tij i ka lënë me gojë hapur!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajtender

Lajme të lidhura

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Para
Prezantohet me çmimin marramendës në Itali makina e parë shqiptare

Prezantohet me çmimin marramendës në Itali makina e parë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion
Breaking Views

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion

23:12 - 27/05/26

Në pjesën e parë, pas një fillimi më të mirë të sfidës të Crystal Palace, Rayo Vallecano e balancoi atë...

Lexo më shumë
Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital

22:44 - 27/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit

Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit

22:01 - 27/05/26
“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në

“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në

21:00 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com