GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës, Paloka apel qytetarëve: Reagoni, thyeni frikën, e keqja është…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka i bindur: Ja si po e përdor Rama Alibeajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edi Paloka i ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet pasditen e së martës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një intervistë televizive, Paloka tha se pjesëmarrja e qytetarëve është shumë e rëndësishme edhe për të thyer frikën që regjimi i Edi Ramës ka injektuar.
“Njoh shumë qytetarë që flasin me zë të ulët, që të flasin në vesh, dhe u them pse flisni kështu dhe më thonë që çfarë nuk pret nga këta (Qeveria). Unë di të them se e keqja është në pragun e shtëpisë së çdo qytetari, ndaj dhe duhet të reagojnë”, tha Paloka.

Deputeti demokrat tha se nëse qytetarët nuk reagojnë atëherë nuk kanë se çfarë ti kërkojnë askujt, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të tregojnë me prezencën e tyre në protestë çdo pakënaqësi që kanë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Paloka tha se nëse qytetarët kërkojnë ndryshim nuk duhet të reagojnë nga lokalet apo kafenetë, por duhet të reagojnë në shesh.

“Qytetarët duhet të reagojnë për të larguar të keqen”, tha Paloka, duke shtuar se më e mira do të ishte që qytetarët të reagonin pa i thirrur partitë, pa ua kërkuar opozita.

“Në Europë dhe vende rreth nesh qytetarët reagojnë kur u preken interesat, por siç duket shqiptarët nuk e kanë këtë nerv. Nuk e kuptoj sepse shqiptarët kanë këtë mënyrë indiferente edhe pse kanë pakënaqësi dhe ankohen vazhdimisht”, tha Paloka.

Deputeti demokrat nuk ka pranuar të zbardhë detaje lidhur nga protesta apo se çfarë do të ndodhë në të, por shtoi se një detaj është se protestuesve do tu drejtohet edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

Paloka u shpreh se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë ishte fatkeqe, pasi ai nuk ka lexuar as raportet që janë përgatitur nga institucionet e SHBA që e etiketojnë Qeverinë Rama si më të korruptuarën.

“Ajo përpplasja që po ndodh në miniaturë në Shqipëri ku liderit të opozitës kërkojnë t’I djegin mandatin e deputetit, në SHBA po tentojnë të mos lejojnë Donald Trump të kandidojë në zgjedhje. Atje ka një luftë të hapur mes Presidentit Trump dhe George Soros”, tha Paloka. Deputeti demokrat tha se duhet të jenë shqiptarët që duhet të reagojnë ndaj kësaj që po ndodh në Shqipëri dhe të mos presin se çfarë do të bëjnë ndërkombëtarët, përndryshe në këtë vend nuk do të ketë demokraci.

I pyetur nëse do të ketë një ftesë në drejtim të Lulzim Bashës, Paloka tha se nëse e ndjen veten opozitar nuk ka nevojë për ftesë, por ai është peng i Edi Ramës. “Vizita e Blinken të paktën rrëzoi teorinë e Lulzim Bashës, që do të niste luftën ndaj Edi Ramës, sapo të largohej Sali Berisha. Por Basha është pjesë e Edi Ramës, madje e merr në telefon Taulant Balla se kur duhet të paraqitet në Kuvend”, tha Paloka.

Lidhur me faktin se Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Ankarasë dhe nuk do të jetë në Tiranë kur opozita të protestojë, Paloka tha se Rama është një frikacak. “Gjeni një rast kur opozita ka protestuar dhe Rama ka qëndruar? Ai ose ka ikur në Vlorë ose në vende të tjera, pasi ai është një frikacak që ikën gjithmonë”, tha Paloka.

Etiketa: Kryesore1Opozitapalokaprotesta

Lajme të lidhura

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26
Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike
Aktualitet

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
Para
Berisha thirrjet Kongresit të SHBA të hetojë aferën e Butrintit/ Shqiptarë ngrihuni, ndaloni Ramën

Berisha thirrjet Kongresit të SHBA të hetojë aferën e Butrintit/ Shqiptarë ngrihuni, ndaloni Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26

Pas arrestimit, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz të biznesmenit Ergys Agasi, një Land Rover Defender, i cili dyshohet se...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26
Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

08:59 - 27/08/26
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

08:30 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com