GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: Shumë politikanë po i shpëtojnë ligjit, Rama e ka kthyer Shqipërinë në pronë private

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Shumë politikanë po i shpëtojnë ligjit, Rama e ka kthyer Shqipërinë në pronë private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha, kryetar i asaj që njihet si PD e vulës, nga Lezha, atje ku zhvillohet kuvendi zgjedhor i degës së partisë që drejton, tha se shumë politikanë i shpëtojnë ligjit, ndërsa shtoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Basha tha se Lezha e krenarisë kombëtare, e intelektualëve, e artistëve, e poetëve, e oratorisë kombëtare, sot është e zhytur në llumin e injorancës, analfabetizmit që ka ngritur krye dhe është ngritur në krye.

“Lezha e sipërmarrjes dhe sipërmarrësve e rrethuar nga klientelizmi, patronazhizmi politikë dhe ekonomikë që e ka fundosur ekonominë e këtij qyteti, e kësaj treve. Lezha e traditave, e bashkëjetesës, e tronditur thellësisht nga intrigat, nga krimi, nga përplasjet, nga vëllavrasja. Këto janë realitetet e zymta me të cilat përballen sot lezhjanët, këto janë disa prej arsyeve që e kanë zbrazur Lezhën dhe Shqipërinë. Qëndrimet tona për zgjedhjet tashmë janë institucionalizuar.

Padiskutim që garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë shumë më shumë sesa rregullat e lojës. Por pa rregullat e lojës, nuk ka asnjë shans që të kemi një rrugë të hapur drejt një sistemi zgjedhor ku qytetarët vendosin se kush do të shkojë në Parlament dhe jo kryetarët e partive.

Kjo është arsyeja pse PD ka dorëzuar jo thjesht në emrin e saj apo të opozitës, por në emrin e interesit të çdo qytetari propozimet për listat e hapura.

Propozimin për Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të 2008-ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri. Fund pandëshkueshmërisë, për të ndarë Shqipërinë në dy pjesë. Shumë politikanë i shpëtojnë ligjit! PD do të flasë prerë!”, tha Basha.

Etiketa: BASHALezhëPD

Lajme të lidhura

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Para
Po tërhiqte varkën, ndërron jetë tragjikisht 38 vjeçari shqiptar

Rrëzohet shtylla, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com