Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një automjet ka përplasur punonjësen e pastrimit të kësaj bashkie.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 mars), ndërsa Shkëndije Halili është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës dhe fatkeqësisht më pas ka ndërruar jetë.
58-vjeçarja kishte pësuar ka frakturë dhe hemorragji në kokë dhe frakturë të këmbës së djathtë.
Bëhet me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga shtëpia.
Discussion about this post