GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erë e fortë dhe rrebeshe, ja si parashikohet moti për javën

09:49 - 11/03/24
në Aktualitet, Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
Erë e fortë dhe rrebeshe, ja si parashikohet moti për javën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo javë do të jetë e paqëndrueshme, me reshje shiu, erë të fortë dhe rrebeshe. Metorologia Lajda Porja thotë se më problematike paraqitet e hëna, ndërsa gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Problematike paraqitet gjithashtu edhe perimetri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

“Stuhi detare dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Pas mesditës, pritet që pjesa më e madhe e Shqipërisë të përjetojë reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në mesditë, situata do të paraqitet problematike në veri-perëndim dhe në zonat qendrore, ku reshjet do të jenë në formë shtrëngatash. Reshje më të pakta pritet që të kenë zonat e jugut, të cilat do të kenë intensifikim të reshjeve në orët e vona të pasdites, duke bërë që disa qytete të raportojnë probleme për shkak të rrebesheve. Nga zona veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Elbasani, për sa i përket zonave jugore, do të jetë Vlora, Gjirokastra dhe Saranda, do të jenë qytetet që do të kenë rrebeshe shiu. Parashikohet problematike për stuhitë e erës, e cila ka nisur që në fundjavë. Era në brigjet joniane do të jetë mbi 75 km/orë, duke sjellë probleme në trafikun detar. Akoma më e fuqishme do të jetë në det të hapur nga 90-100 km/orë në kanalin e Otrantos. Ka një përmirësim të situatës të martën dhe të mërkurën, ku do të ketë dobësim të ndjeshëm të reshjeve. Do të jenë prezente por në sasi më të pakta. E enjtja do të jetë me alternime kthjellimesh, vranësirash dhe reshje të pakta shiu, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore. Temperaturat e ajrit vijojnë të larta. Sot parashikohen vlera deri në 20 gradë. E marta dhe e mërkura do të ketë temperatura nga 17-18 gradë. E enjtja do të jenë deri në 19 gradë por do të kemi vranësira dhe reshje në sasi të pakta. E premtja dhe fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit.”, u shpreh meteorologia.

Sa i përket rajonit, meteorologia tha se gjatë javës priten reshje dëbore në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut për shkak të rënies së temperaturave.

“Stuhitë ciklonare janë të vendosura në pjesën perëndimore të Ballkanit. Më problematike paraqitet Mali i Zi nga reshje intensive dhe stuhi të forta ere. Pjesa jugore dhe jugperëndimore  e Kosovës do të ketë rebeshe shiu dhe reshje në formë shtrëngatash gjatë ditës së sotme. Gjithashtu Maqedonia e Veriut do të mbetet problematike vetëm sot. Nga e marta deri të entjen, reshjet do të jenë në sasi të pakta. Parashikohet që të enjten, në Kosovë dhe MV do të ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës për shkak se kemi rënie të temperaturavbe në 0 apo -1. Temperaturat maksimale në rang territori në Kosovë do të jenë jo më shumë se 14 gradë. Deri në 15 gradë në MV dhe zonat e bregdetit të Malit të Zi 17-18 gradë”, shtoi Porja.

Etiketa: Motirebeshe

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Raporti: Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike

Raporti: Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com