GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si “Gjyqi i Shekullit”, ndodhi sot në Tiranë.

R.D, e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit”, me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si “truri” pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.

Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh.

Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një “fitore të madhe” kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

“Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë,” tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.

“Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro – çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu”.

“E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita.

“Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.

“Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi” – tha një polikan i shumicës. “Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.

Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej “ministrim parash”, “drejtim parash”, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.

OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi”.

Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Të dënuar për trafik droge në Angli, konfiskohen pronat e…

Të dënuar për trafik droge në Angli, konfiskohen pronat e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri
Aktualitet

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

10:37 - 28/08/26

Një hetim i zhvilluar gjatë muajit gusht nga efektivët e Komisariatit nr. 6 dhe Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një...

Lexo më shumë
Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

10:24 - 28/08/26
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

10:17 - 28/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

90 ditë protestë! Qytetarët shprehen se do ‘përshëndesin’ Ramën dhe ministrat me vezë para selisë socialiste

10:00 - 28/08/26
Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

09:27 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com