GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Porosi për Kastratin”, opozita kundër ndryshimeve në ligjin e Gardës

17:20 - 22/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Porosi për Kastratin”, opozita kundër ndryshimeve në ligjin e Gardës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi miratoi të enjten ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës, duke hequr kriterin e gradës dhe të qënit më parë punonjës i Gardës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Sipas ndryshimeve të propozuara nga deputeti Nasip Naço, kreu i ri i Gardës mjafton të ketë “10 vite përvojë pune në fushën e rendit dhe sigurisë”.

Opozita ngriti pretendime se ky është “një ligj me porosi” dhe i bëri thirrje Kuvendit që të mos ta votonte atë.

“Ky është një rast ku Kuvendi do të duhej të ndalej, sepse bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur. I porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi , kushëririn e tij në krye të Gardës së Republikës,” tha në seancën plenare kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji i kërkoi mazhorancës që të tërhiqet nga votimi, pasi projektligji dëmton sipas tij thelbin e karrierës brenda Gardës dhe është i “qepur me porosi”.

“Jeni duke i hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve,” tha Salianji në Kuvend duke përmendur emrin e Onuzit si i paracaktuar për të drejtuar Gardën në të ardhmen.

Qëndrimi i mazhorancës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe i konsideroi “lexim horoskopi” akuzat se ndryshimet ligjore po i paraprinin paracaktimit të të afërmit të Kastratit në krye të Gardës së Republikës.

Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës u propozuan nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, në të njëjtën kohë kur kreu jetëgjatë i Gardës, Gramoz Sako dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti.

Sipas ministrit Balla, ndryshimet ligjore përmirësojnë pesë aspekte të rëndësishme të punës së këtij institucioni, përfshirë edhe “një garë më të hapur në përzgjedhjen e drejtuesit, sipas standardeve më të mira”.

“Pjesa tjetër që thotë një nga copëzat e opozitës është lexim horoskopi apo filxhani,” tha Balla për BIRN, ndërsa shtoi se për të ishte me rëndësi fillimi i një procesi reformimi në Gardën e Republikës.

Sipas ligjit në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës duhet të jetë punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë” dhe emërohej nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa sipas ndryshimeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës, drejtuesi i ri do të zgjidhet pas një konkurrimi të hapur sipas procedurës dhe rregullave që vendos Ministri i Brendshëm. Në fund të kësaj gare, ku i vetmi kriter profesional janë 10 vite përvojë pune në fushën e sigurisë, ministri përzgjedh një emër që ia dërgon kryeministrit.

Sipas nismëtarit të ndryshimeve, kjo do të sigurojë vazhdimësinë e karrierës së punonjësve të Gardës së Republikës, pavarësisht ndryshimit të sistemit të gradave.

/Reporter.al/

Etiketa: Ervin SalianjiGazment BardhiKryesore1kuvendligji per gardenligji per policineParlamentShefqet KastratiTaulant Balla

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Karaburun

Aksident në Durrës, humb jetën i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com