GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Luftë brenda llojit, Balluku firmosi fatin e Veliajt si fajtor…

14:13 - 29/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Luftë brenda llojit, Balluku firmosi fatin e Veliajt si fajtor…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka reaguar për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, si dhe 7 personave të tjerë.

Këlliçi akuzon zëvendëskryeministren Belinda Balluku se ka firmosur fatin e Erion Veliajt si fajtor për inceneratorin e Tiranës.

Deklarata:

Në 24 orët e fundit, jeni bërë dëshmitarë të një përplasje të egër mes dy organizatave kriminale më të mëdhaja në vend: organizata kriminale e Kryeministrisë dhe ajo e bashkisë Tiranë, – deklaroi Këlliçi. – Menjëherë pasi banda mediatike e bashkisë nisi të pomponte lajmin e denoncimit të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Edi Rama u kundërpërgjigj me një rrufe ‘5D’ mbi Bashkinë Tiranë.

Arrestimet dhe masat e sigurisë të dhëna ditën e djeshme për 5 drejtorët e bashkisë Tiranë, përkatësisht famozi Mariglen Qato, Redjan Molla, Enton Punavija, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi, janë maja e ajsbergut dhe një formë e Erion Velisë për të goditur bashkëpunëtorët në krim dhe për të shpëtuar lëkuren e tij.

I kujtoj SPAK-ut se brenda kallëzimeve të mia për bashkinë Tiranë, gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, përkatësisht: Elton Kacidhja, Elvin Tivari, Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku dhe Alban Dokushi, drejtori famoz i zhdukjes së pronave publike në bashki, i lidhur ngushtësisht me ndërtuesin po aq famoz të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, Armand Lilon.

Të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë të burgosur deri më tani si dhe pjesa tjetër që është në pritje të akomodimit në qeli, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Këta individë, pa asnjë përjashtim, janë personat të cilët përmes terrorit, shantazhit, presionit të hapur, blerjes së votave me paratë e korrupsionit bashkiak, kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

 

Sa i përket arrestimit për herë të dytë të Taulant Tushës, shefi i shtabit elektoral të Erion Veliajt më 14 Maj, ndërkohë që është në qeli për çështjen e inceneratorëve, kjo është thjeshtë metoda e këtij grupi të strukturuar kriminal, për të intimiduar bashkëpunëtorët në krim për të mos folur për aferën korruptive më të madhe në historinë e shtetit shqiptar, atë të inceneratorit të Tiranës.

I them Erion Veliajt sot, se fatin tënd e ka firmosur me emrin e saj vetë zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit znj. Belinda Balluku, në shkresën e datës 10 korrik, të vitit 2023, ku të fajëson ty personalisht se qëllimisht ke bllokuar Njësinë e Zbatimit të Projektit në inceneratorin e Tiranës, duke pamundësuar strukturat shtetërore për ushtrimin e kontrollit dhe monitorimit, në mënyrë që ti të zhdukje paratë e inceneratorit tënd në vende offshore.

Erion Veliaj, edhe këto llogari offshore ku prestanomet e tu kanë transferuar paratë, do të bëhen publike shumë shpejt. Ti si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, do të përgjigjesh personalisht për këtë aferë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë, se koha e opozitës së shitur ka marrë fund. Por mbi të gjitha, koha e dy organizatave kriminale në vend, asaj në kryeministri dhe asaj në bashkinë Tiranë, po ashtu ka marrë fund.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja alternativë për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar. O sot, o kurrë.

Etiketa: BallukuVeliaj

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Bardhi dorëzon në SPAK dosjen “Xibraka”: Të hetohet Olsi Rama

Bardhi dorëzon në SPAK dosjen “Xibraka”: Të hetohet Olsi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të...

Lexo më shumë
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com