Një aksident me vdekje ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
32-vjeçari shqiptar i lindur në Verona ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche, raportuan mbrëmjen e djeshme mediat lokale.
Ai është përplasur me makina të tjera dhe më pas mjeti përfundoi në një pemë.
Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, bëjnë me dije mediat italiane.
Discussion about this post