Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin informativ në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje në lidhje me situatën që paraqitet në Izrael, pas sulmit nga Irani.
Gjatë fjalës së saj Kumbe u shpreh se situata në vend tashmë paraqitet e qetë dhe se nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve që ndodhen në Izrael.
Ambasadorja shprehet se pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës ku shpresohet që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi do të sillte destabilizim më të madh në rajon.
-Çfarë po ndodh atje pas këtij sulmi, si paraqitet situata?
-Ndërkohë situata e krijuar a ka çuar në kërkesa të shqiptarëve për tu larguar?
Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: E vërteta është se ka krijuar disa vështirësi sepse orët e mbrëmjes që aeroportit iu desh të mbyllej dhe jo vetëm aeroportit të Izraelit kjo vlen edhe për vendet fqinje dhe praktikisht si ambasada e Shqipërisë në Izrael ashtu edhe ambasada e Shqipërisë në Kajro së bashku me ekipin e ngritur që nga data 7 Tetor i 2023 pranë ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vetë ministrin e përfshirë në të kemi qenë të gjithë në alert, për të asistuar qytetarët, pasi krijoi zhvendosje të orareve të fluturimeve.
-Ndërkohë a mund të flasim për një evakuim të shqiptarëve?
Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: Jo jo absolutisht! Situata paraqitet e qetë. Termi evakuim do të ishte i përdorshëm siç ndodhi me datën 7 Tetor kur vendi ishte jo vetëm në sulm raketash, por edhe me kërcënim të terroristëve në teren ç’ka rrezikonte jetën e qytetarëve. Në rastin konkret Izraeli gjendjen e jashtëzakonshme e kishte vetëm për mbrëmjen, pra për dy ditën që i kanë të deklaruara me deklarata publike. Tani që mbaroi sulmi situata është rikthyer në normalitet.
-Pas gjithë zhvillimeve, cilat janë pritshmëritë për në vijim?
Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: Pritet që sot pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës së caktuar dhe Iranit. Për momentin jemi të gjithë në pritje të vendimit që shteti i Izraelit do të marri duke shpresuar që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi patjetër do të destabilizonte Izraelin padyshim, por edhe të gjithë rajonin.
Discussion about this post