GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet

16:46 - 22/04/24
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa i kushton Ramës koka e Belerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë për mrekullitë e turizmit shqiptar, investigimi i “Report”, në Rai 3, pati efektin e një rufeje në qiell të pastër. Në të bëhej si rrallë herë autopsia e një shteti të ekzekutuar nga mafia.

Le të jemi të drejtë deri në fund. Emisioni qe i angazhuar dhe me pikësynim të caktuar. Ai ishte fryt i mërisë që e majta italiane ka ndaj një post fashisteje si Giorgia Meloni. Ai qe i yshtur nga atmosfera anti raciste dhe pro emigrantëve që ndeshet me ksenofobinë në vendin e saj. Si i tillë, ai nuk duhet parë i pa ndikuar nga qëndrimet e partisë simoër të PS-së në Itali, njëri prej deputetëve të së cilës shkoi deri aty sa të propozonte përjashtimin e forcës politike që drejton Edi Rama, nga familja e socialistëve evropianë.

Dokumentari i adresohej publikut të vendit fqinjë dhe mesazhi i tij qe i qartë: e shikoni se ç’qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar ka zgjedhur Meloni për ta detyruar të shkelë të drejtat e emigrantëve që nisen nga Afrika për të zbarkuar në brigjet tona.Dhe për të sendërzuar këtë mesazh faktet nuk mungonin. Sundimi 11 vjeçar i Edi Ramës ka prodhur ngjarje me bollëk për cilindo që do të bëjë një pasqyrë reale të këtij vendi. Dhe gazetarët italianë nuk harruan të na kujtojnë një ministër të brendëshëm si Saimir Tahiri, që ndihmonte trafikantët të eksportonin drogën drejt brigjeve të tyre. Ata u kujdesën të shkojnë deri në Zvicër për të intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish polici që u burgos se zbuloi lidhjet kriminale të ministrit të vet. Ata zhvarrosën nga pensioni ish gjeneralin që drejtonte Guardia di Financa, trupën që çertifikonte një Shqipëri të pastruar nga kanabisi. Dhe pse e bënin këtë? Sepse gjeneralit italian i bëheshin dhurata të majme nga trafikantët e narkotikëve. Dhe kush i shërbente si ndërmjetës? Njeriu që qëndron në paradhomën e Edi Ramës, Engjëll Agaçi.

Por, kjo panoramë e përfituar nga ky paraardhës i hershëm i McGonigalit do të ishte e paplotë, nëse prokurori i Anti-Mafias në Napoli, Nikola Gratieri, nuk do të deklaronte se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha që ka në një shtet të korruptuar, apo nëse ish prokurori Francesco Mandoi, nuk do të rrëfetne se si u tall me të kryeministri Rama, që e mori gjoja këshilltar por nuk e pyeti as një herë.

Pazlli i një shteti fund e krye kriminal, plotëstohet edhe nga dështimi i një drejtësie, që i ka dhënë mundësinë qeverisë të mbyllte media që nuk i pëlqenin, si Agon Ghannel, apo që kur i del emri i të afrëmve të kryeministrit në trqfiqe i fshin nga dosjet. Sipas “Report” këto e kanë një shpjegim: sepse përzgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve është bërë sipas një Vettingu të politizuar.

Rrallë herë, shumë rrallë, përjashto përgjimet e Bild për vjedhjen e votave, artikujt e New York Times apo Washington Post për korruptimin e shefit të FBI-së Mc Gonigal, apo ato se si regjimi i Tiranës po blen mbështetjen ndërkombëtare, ka ndodhur që ndonjë investigim mediatik të ketë pasqyruar një realitet kaq rrënqethës të pushtetit të Ramës. Emisioni i RAI 3 e bëri, duke i hyrë në thellësi të keqes sonë dhe duke e nxjerrë atë në dritën e diellit.

Fatkeqësisht nuk e bëri për ne. E bëri për luftën e brendëshme politike italiane, për ti treguar publikut përtejt Adriatikut se me kë po bashkëpunon Giorgia Meloni. Nëse Edi Rama nuk do të kishte nënshkruar memorandumin për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin e Gjadër, ndoshta këtë impenjim të gazetarit Sigfrido Ranucci, ne nuk kishim për ta parë kurrë. Ashtu sikurse ndoshta nuk do të lexonim dot në New York Times, manovrat lobiste për të joshur dhëndrin e Trump, Jared Kushner, nëse kryeministri ynë nuk do të qe ngatëruar në lojra politike më të mëdha sesa statura e tij.

Pra të mos kemi asnjë iluzion, kur gazetarët perendimorë interesohen për ne, këtë nuk e bëjnë se u digjiet shpirti për demokracinë tonë, as nga aspirata për një Shqipëri më të mirë. Ngacmimi i’u vjen pasi e shohin se regjimi i satrapit të Tiranës po përzihet edhe në politikën e tyre të brendëshme.
Por sado cinik dhe i pashpresë të duket ky konstatim, ai ka dhe anën e vet poziteve. Pasi ai, së pari, na tregon se

sa të lehtë e ka secili i huaj të zbulojë të vërtetat në një vend ku ato janë sheshit. Së dyti, sepse vendos në dritën e prozhektorëve palaçollëqet e lobuara të Shqipërisë turistike, që propogandohet çdo mbrëmje nga TV-të tona.
Kjo qe çudia e investigimit të “Report”, i cili na tha në italisht gjëra që këtu i dinim prej kohësh.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi Bushatikorrupsionmediat perendimoreqeveria

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Serveri i Tatimeve/ Kulisat e korrupsionit te AKSHI anullojnë tenderin për përmirësimin e sistemit

Serveri i Tatimeve/ Kulisat e korrupsionit te AKSHI anullojnë tenderin për përmirësimin e sistemit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com