GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ç’ndodhi? Anulohet tenderi 1.8 MLN euro i Ballukut për sigurimin e dy “tigrave”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’ndodhi? Anulohet tenderi 1.8 MLN euro i Ballukut për sigurimin e dy “tigrave”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aq të kalbura janë anijet central, saqë asnjë kompani nuk e ka marrë përsipër sigurimin e dy “tigrave” në Triport, Vlorë. Kështu pas dy muajsh, nga shpallja e prokurimit, KESH ka njoftuar anulimin e tenderit 1.7 milionë euro për sigurimin e TEC-eve lundrues.

Zyrtarisht është lajmëruar se nuk ka pasur “oferta të përshtatshme”, por siç mësojmë nga burimet, nuk ka pasur asnjë propozim konkret.

Kompanitë nuk pranojnë ta marrin këtë fond të madh sigurimi? Epo, me sa duket risku është i madh! Centralet lundruese, larg qoftë, mund të marrin flakë gjatë punës, pa llogaritur ndonjë fundosje për shkak të amortizimit.

Sipas projekt-kontratës, 10 milionë euro është vlera minimale e siguruar për infrastrukturën e palëvizshme (tec) dhe 20 milionë euro është shuma e siguruar për secilën anije.

Pas kësaj, dy veprime mund të ndërmarrë komisioni i tenderit: Vendosja e ndonjë klauzole që mbron kompanitë e sigurimit nga dëmshpërblimi i madh në rast ngjarjeje ose rritja e fondit limit. Presioni i oligarkëve që kontrollojnë tregun e sigurimeve mund të çojë në zgjidhjen e dytë, rritjen e pagesës.

Në specifikimet teknike në shpalljen e tenderit, sqarohet se sigurimi përfshin edhe kompensimin e punëtorëve në rast dëmtimesh, dhe sigurimin e pronës.

Dy anijet termocentral, Tiger I dhe Tiger II, janë ankoruar në cepin verilindor të basenit të brendshëm të Triportit. Vendndodhja e ankorimit është e mbrojtur nga dallgët dhe rrymat. Si e tillë, forca më e rëndësishme mjedisore që vepron në anijen termocentral do të jetë vetëm era.

Lëvizjet e shkaktuara nga ndërveprimi i dallgëve ose anije-anije nuk pritet të jenë të rëndësishme në vendin e ankorimit, sipas parashikimit në kontratë.

Megjithatë, data e fillimit të kontratës do të jetë pasi centralet të kalojnë me sukses testimin (vënien në punë).

“Tigrat” në “gjumë”, tenderat vazhdojnë

Në vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedure emergjente për marrjen me qira të dy anijeve gjenerator, me justifikimin që Shqipëria ishte në krizë energjetike.

TEC-et u morën me qira për dy vite për prodhim energjie. Pas më shumë se një viti që kur anijet u ankoruan në Vlorë, dy tecet nuk kanë prodhuar asnjë ditë energji.

Deklaratat se do të nisin punë “shumë shpejt” janë shkelur disa herë. Kosto ditore sipas marrëveshjes dypalëshe është 63 mijë$ /ditë +31.500 $ /ditë, në total 94 mijë dollarë në ditë për qiranë dhe mirëmbajtjen.

KESH ka thënë më herët se: “Zbatimi i kontratës mes palëve, për periudhën 2 vjeçare, fillon vetëm pas realizimit me sukses të komisionimit të njësive gjeneruese, moment ky nga i cili fillojnë edhe detyrimet financiare për palën KESH sh.a”. KESH theksoi se aktualisht nuk është realizuar asnjë pagesë për qira e mirëmbajtje.

Në total për dy vite nga taksat e qytetarëve do të merren mbi 72 milion euro.  Vlera e karburantit që është parashikuar të blihet nga KESH i kalon 100 milionë euro.

Por pavarësisht kësaj, KESH ka paguar deri më tani 12.8 milionë euro për katër tendera të ndryshëm. Më konkretisht KESH pagoi 1.2 milionë për ankorimin dhe 7.2 milionë për transportin e naftës, së fundmi një tender me vlerë 1.7 milionë euro për sigurimin e TEC-it lundrues dhe një ofertë për blerjen e 4 mijë tonëve lëndë djegëse HFO.

Për të prodhuar 1 Mëh duhen rreth 230 Kg lëndë djegëse e kategorisë së dytë që do të thotë se, në rastin e shfrytëzimit me kapacitet të plotë të impiantit, nevoja për furnizim është 500 ton lëndë djegëse në ditë.

Nga ana tjetër nuk argumentohet se si qiramarrësi duhet të paguajë sigurimin e tec-eve lundrues, ndërsa pronari që merr përsipër mirëmbajtjen nuk e paska këtë detyrim.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: anijet centralanijet gjeneratorBelinda BallukuKESHkryesore2

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Kryemadhi, pazare me Veliajn! Ja si lidhen faktet

Kryemadhi, pazare me Veliajn! Ja si lidhen faktet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait
Sport

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait

13:06 - 20/08/26

Lionel Messi ka shënuar një gol emocional për Inter Miamin, vetëm 11 ditë pas vdekjes së babait të tij, Jorge...

Lexo më shumë
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

13:01 - 20/08/26
Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

12:41 - 20/08/26
Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com