GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga SPAK-u që e “financon PS-ja” te “kolegët prokurorë”/ Broçkullat e Veliajt pas daljes nga Prokuroria e Posaçme

21:17 - 30/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga SPAK-u që e “financon PS-ja” te “kolegët prokurorë”/ Broçkullat e Veliajt pas daljes nga Prokuroria e Posaçme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas daljes nga SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri disa deklarata të pazakonta, përfshirë “financimin nga PS” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Fillimisht, në prononcimin në mbajtur për gazetarët pas daljes nga prokuroria (ku gënjeu se do ti përgjigjej pyetjeve të mediave) dhe më pas gjatë një fjalimi në mbledhjen online të Këshillat Bashkiak, i quajti prokurorët dhe hetuesit e BKH-së kolegë dhe bashkëpunëtorë. “…E shijova vërtet si eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me kolegët e SPAK-ut…”, tha Veliaj.

Një tjetër deklaratë e pazakontë ishte këmbëngulja se kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme me iniciativën e tij për të dhënë shpjegime për dosjen e inceneratorit të Tiranë – ndërsa akuzohet si “pronar faktik”. Gënjeshtar tjetër kjo e kreut të Bashkisë së Tiranës, e zbuluar nga kreu i SPAK, Altin Dumani. “I është dërguar (Veliajt) fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës”, tha Dumani për “BIRN”.

Broçkulla e radhës ishte paraqitja e Prokurorisë së Posaçme si institucion kryekëput nën varësi të Partisë Socialiste, madje që financohet prej saj.

“… SPAK nuk është Gestapo, janë staf i Republikës së Shqipërisë që me votën e Partisë Socialiste dhe me buxhetin e Partisë Socialiste ka arritur të ndërtojë një institucion për tu pasur zili”, tha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, për të cilën këshilltarët e opozitës akuzuan se u zhvillua jo fizikisht me urdhër të Veliajt dhe në shkelje të ligjit.

Më tej, kryebashkiaku sulmoi opozitën dhe protestuesit duke i etiketuar si “lepuj” apo “çapaçula me molotov”.

Nuk munguan as sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve që kanë raportuar dhe analizuar aferat në Bashkinë e Tiranës – që këtë të martë ngritën sërish në protestë qytetarët para zyrës së Veliajt.

“Keni parë burra nga 55, 65 vjeç që rrinë natën televizioneve sikur janë të pështirat apo po shikojnë ‘pornhub’ dhe te eksituar si ata pitbullat shqyejnë çdo gjë të re që kalojnë përpara. Kështu që jam krenar për punët dhe jam krenar për gjithë llumin e bashkuar kundër nesh…”, tha Veliaj.

Ai hodhi akuza ndaj këshilltarëve të opozitës për bojkot të mbledhjeve. Deklaratë që vjen në një kohë kur mbledhja fizike u anulua papritur, ndërsa këshilltarët e opozitës nuk u lejuan të hyjnë në bashkinë e blinduar me forca policore. Nga ana tjetër, Veliaj po refuzon me këmbëngulje kërkesat e opozitës për llogaridhënie në këshill për dosjen “5D” dhe një audit për financat e institucionit.

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Para
VIDEO e golit, zhbllohet sfida Bayern-Real

VIDEO e golit, zhbllohet sfida Bayern-Real

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com