GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Veprat penale që kreu Veliaj ditën që shkoi në SPAK

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj paraqitet në SPAK! Përplaset me ish-deputetin e PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Në ditën e vet më të vështirë, Erion Veliaj, tregoi se ka degraduar deri në atë pikë sa të mos ketë më frikë as nga ligji, ka hequr dorë nga çdo vlerë qytetare dhe ka më shumë ngjashmëri me një bandit se me një politikan.

Në ditën kur duhet të tregonte më shumë disponim për instituicionet, me shumë disponim për ligjin, ndërsa shkonte të përballej me përfaqësuesit e ligjit, u bë më i paligjshëm dhe më i paprinciptë.

Vetëm pak minuta përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak të orës 16 30, urdhëroi që mbledhja të zhvillohej online. Këshilltarët e opozitës qe ishin duke hyrë në Bashki, nuk u lejuan nga qindra policët që rrethuan godinën. Nuk u dhanë as mundësinë të hynin online, duke e përjashtuar në mënyrë arbitrare opozitën nga mbledhja. Ky është rast i paprecedentë në 33 vitet e pluralizmit politik, përveçse shkelje e hapur e ligjit.

Nuk i mjaftoi kjo, por duke dalë nga SPAK vendosi të tregonte raportin e tij me median, transparencën dhe të vërtetën. U tha gazetarëve se do të pranonte pyetje pasi të bënte një deklaratë. Pasi lëpiu me komplimente pa kuptim 2 hetuesit që e pyetën dhe gjithë SPAK, vendosi të ikte me vrap, në mbledhjen e Këshillit, qe çuditërisht nuk bëhej dot pa të, megjithëse nuk ka asnjë rol në atë mbledhje që ligjërisht drejtohet nga Kryetarja e Këshillit dhe, kur opozita mungon, nuk ka as nevojë që Kryetari i Bashkisë të jetë prezent për sqarime.

Sepse në fakt nuk dha sqarime, por mori fjalën pa leje, pa procedurë, në kundështim me ligjin, bëri nje monolog fyes, ku mori nëpër gojë gjithë kritikët e tij, shpiku gjëra që nuk ekzistojnë, ngriti akuza personale, sulmoi dhe shfryu urrejtjen ndaj opozitës dhe gazetarëve kritike.

Në më pak se 30 minuta përjashtoi opozitën, përjashtoi dhe median, sulmoi çdo mendim ndryshe. Në më pak se 30 minuta bëri atë që Komunizmit nuk i mjaftuan 45 vjet dhe shefi i tij nuk e ka menduar ta bëjë në mënyrë kaq absolute dhe asgjësuese. Ndërkohë, ata që e thirrën dhe e pyetën, i quante kolegë, me një lëpirje ekzemplare që edhe Edi Rama do të bëhej xheloz. I rrezikshëm kur ka pushtet dhe rrënqethes në lëpirje kur ka interes, Erion Veliaj tregoi vetë pse nuk ka asnjë lidhje me një detyrë publike.

/Dosja.al/

Etiketa: Enton AbilekajErion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Baton Haxhiu: Erion Veliaj është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë

Baton Haxhiu: Erion Veliaj është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar...

Lexo më shumë
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com