GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Më kanë vrarë burrin”, ekzekutohet në Palermo bashkëshorti i eurodeputetes italiane

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Më kanë vrarë burrin”, ekzekutohet në Palermo bashkëshorti i eurodeputetes italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, një “Land Rover” i zi në zonën e Via Ugo La Malfa.

54-vjeçari Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i disa dyqaneve të mobilierive në qytet. Eurodeputetja Donato ka qenë ajo që e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se i kanë vrarë burrin, ndërsa më parë kishte telefonuar policinë se nuk po gjente dot burrin e saj.

Ish-kandidatja për kryetare bashkie në zgjedhjet e mëparshme bashkiake dhe zëvendëssekretare e KD-së, Francesca Donato ka treguar për policinë se nuk kishte pasur asnjë kontakt gjatë gjatë gjithë mëngjesit me të shoqin dhe mundi ta gjente atë duke përdorur GPS-in e celularit.

Sapo mbërritën në vendngjarje, oficerët e gjetën të shoqin e saj të ulur në anën e shoferit, me rripin e sigurimit ende të vendosur. Madje disa kalimtarë, sapo panë të pajetë në makinë dhe të përgjakur kishin lajmëruar policinë.

Ekipi i mjekësisë ligjore dhe vrasjeve ndodhet në vendngjarje dhe është duke ngritur hetimet. I shoqi i eurodeputetes kishte njolla gjaku në gjoks dhe në anën e djathtë të trupit.

Shkaqet e vdekjes janë ende nën hetim. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato ka pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa.

Francesca Donato, 55 vjeç, është deputete e Parlamentit evropian, e zgjedhur në vitin 2019. Ajo njihet për qëndrimin e saj euroskeptik dhe kundërshtimet ndaj monedhës Euro.

Etiketa: Angelo OnoratoFrancesca DonatoPalermo

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, disa të shoqëruar – Video

Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, disa të shoqëruar – Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com