GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U lirua nga Amnistia, zhduket i riu në përpjekje për të shkuar në Angli

10:56 - 29/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U lirua nga Amnistia, zhduket i riu në përpjekje për të shkuar në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga data 25 maj, një 34-vjeçar nga Dibra i quajtur Leo Roci ka humbur kontaktet me familjen dhe momenti i fundit kur ai ka folur me familjarët ka qenë në kufirin serbo- kroat. Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë Astrit Doda, daja i 34-vjeçarit.

Në denoncimin që e ka bërë edhe publik, daja shprehet se ka kontaktuar me nipin në datën 21 maj në orën 2:30 pas mesnate dhe Leo i ka thënë se ndodhej në doganë, në kufirin Serbi- Kroaci, me qëllim që të shkonte në Angi për të punuar.

“Nga kjo orë, telefoni ka qenë i hapur, zilja binte dhe sms shkonin, por nuk përgjigjej njeri. Në datën 27 maj, sipas denoncimit: thirrjeve telefonike u është përgjigjur një grua që fliste serbisht. Më pas telefonin e mori një burrë që tha gjithashtu në serbisht se punonte në doganë si agjent doganor dhe se telefonin e ka gjetur në rrugë. Familjarët e kanë gjurmuar telefonin me GPS dhe ka rezultuar se gjatë ditës mbajtësi i tij ka lëvizur”, shprehet ai.

Leo Roci është një person që sapo është liruar nga burgu falë amnistisë penale. Me të dalë prej andej, sipas familjarëve, ai ka dashur të shkojë në Angli ku ka gruan dhe fëmijën. Mednohet se Roci është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë  ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës. Të nesërmen, më 20 maj, është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, mjeti e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd. Prej andej, me një taxi tjetër, ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët.

Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

 

 

Etiketa: i zhdukurLeo Roci

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Ofendoi homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

Ofendoi homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com