GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oltion Çaçi i jep 250 MLN lekë një firme për asfalt në 4 rrugica të Ksamilit, projekti pa trotuar dhe ndriçim

13:41 - 30/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Oltion Çaçi i jep 250 MLN lekë një firme për asfalt në 4 rrugica të Ksamilit, projekti pa trotuar dhe ndriçim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 “Flamur i kuq” mbi korrupsionin në tenderin asfaltit me vlerë 250 milionë lekë për disa rrugica në fshatin turistik Ksamil. Stafi i kryetarit të bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i ka fshirë me një të rënë të lapsit të gjitha kompanitë pjesëmarrëse përveç fituesit. Dhe nuk është hera e parë. Kështu po i shpërndan Çaçi fondet e bashkisë duke favorizuar kompanitë që paracaktohen.

Rrugë pa trotuar dhe ndriçim

Që kur është vënë në krye të Bashkisë Sarandë, kryetari Çaçi ka ndjekur strategjinë e asfaltit mbi rrugica të vogla në periferi që kanë efekt të madh elektoral, por në të vërtetë kërkojnë më pak shpenzime. Ndërkaq, fondet limite fryhen dhe llogariten sa më të mëdha që të kënaqen klientët e tenderave. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 4 rrugica që Çaçi do të sistemojë në Ksamil.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Rikualifikim i rrugëve te brendshme ne Ksamil’” me fond 250 milionë lekë. Konkretisht sipas dokumenteve do të hidhet çakëll dhe asfalt sipër në rrugicat “Riza Cerova” , “Mallakastra”, “Isa Boletini”, “Dëshmori 5” në Ksamil. Siç duket në hartë, do të asfaltohen rrugica të shkurtra.

 

Dy prej tyre kanë asfalt ekzistues, por janë rrugica të ngushta mes lagjeve më periferike të Ksamilit. Shumë mirë që po kujtohet kryetari të sistemojë Ksamilin, por ky nuk është “rikualifikim”!

Në skicën më poshtë paraqitet projekti tërthor i rrugës, i firmosur nga nënkryetari i bashkisë Florion Sali. Në skicë nuk ka trotuare, por vetëm bankinë. Po si mund t’i bësh rrugët e kryeqendrës turistike të Jugut pa trotuare?!

Nuk u besonim syve kur e pamë projektin! Shfletuam fjalorin teknik të terminologjisë së komunikancionit dhe gjetëm të shpjeguar se BANKINA është pjesë e rrugës e përfshirë ndërmjet kufirit të karrexhatës dhe elementit gjatësor më të afërm: trotuarit, trafikndarësit, argjinaturës, buzës së brendshme të kanalit, ose buzës së sipërme të skarpatës.

 

Në rastin e rrugicave në Ksamil ka vetëm një bankinë dhe jo trotuar!

Duke studiuar listën e punimeve që do të kryhen, nuk shohim jo vetëm që nuk ka trotuare, por as ndriçim, as ndonjë cep gjelbërim apo parkim.

E gjithë puna që kushton 250 milionë lekë është parashikuar të kryhet për 10 ditë! Me kaq afat le të shpresojmë që kompania të hedhë vetëm asfaltin në 3800 m2 sipërfaqe rruge të parashikuar në letra.

 

Tenderi me “Flamur të kuq”

Megjithëse kriteret e vendosura në këtë tender janë kufizuese, pasi kërkohet që kompanitë të kenë fabrikë asfalto betoni 50 km afër Ksamilit, sërish pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.

Pesë firma kanë dorëzuar ofertat e tyre në hapjen e procedurës, ku kompania “Rrugë Sinjalistike Mirëmbajtje dhe Hidro Company” kishte ofertën më të ulët me vlerë 180 milionë lekë, “LIS KONSTRUKSION ” SHPK me vlerë 200 milionë lekë dhe “SARK ” SHPK me vlerë 216 milionë lekë. Të tria këto kompani me oferta që ishin më të lirat, janë skualifikuar që në fazën e parë të tenderi me argumentin se nuk kanë paraqitur dokumentin që të vërtetojnë se disponojnë të gjitha mjetet e nevojshme.

Në këtë rast, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhej t’i kishte vënë në dijeni kompanitë për mungesat, por kjo gjë nuk rezulton të jetë zbatuar. Fill pas tyre është skualifikuar edhe  kompania “JODY- KOMPANY ” SHPK. Kështu në fazën finale mbeti vetëm firma   ILIRIA/D me ofertë  221 milionë lekë.

Nuk ishte oferta më ekonomike dhe mbi të gjitha kompania e Hysen Velit e fitoi kontratën pasi zyrtarët e tenderit eliminuan konkurrencën. Për këto shkelje ligjore, Open Data Albania i ka vendosur prokurimit “Flamurin e Kuq, duke ngritur alarmin për riskun e korrupsionit me fondin e bashkisë.

 

Paralajmërimi i KLSH për tenderat

Edhe pas goditjeve që kanë marrë shumë kolegë të tyre nga SPAK, pjesa dërrmuese e kryetarëve të bashkive vazhdojnë të luajnë me fondet e prokuruara. Jo vetëm kaq, por kryetari i bashkisë Sarandë është njoftuar për shkeljet e bëra nga paraardhësi i tij me tenderat, sidomos ato të “rikualifikimit urban”. Megjithëse vitin e kaluar bashkia Sarandë është drejtuar nga kryebashkiakë, Ardian Gurma dhe Oltion Çaçi, përgjegjësit janë të përcaktuara sipas kohës që ishin detyrë. KLSH zbuloi se në të gjitha prokurimet e punëve publike kishte kritere që kufizonin pjesëmarrjen ose janë shpallur fituese kompani që nuk i kanë zbatuar kontratat. Në disa raste të tenderave të “Rikualifikimit…” në Sarandë është konstatuar dëm në buxhetin e shtetit nga moskryerja e punimeve siç ishte parashikuar. Edhe kryetari Çaçi, edhe paraardhësi i tij Gurma, janë kujdesur që tenderat të mos i firmosin vetë, por t’ua lënë nënkryetarëve, por përgjegjësia bie sërish mbi ta.

Kështu, sipas raportit të KLSH të përfunduar në vitin 2023, kryetari i bashkisë, Oltion Çaçi duhet të nxirrte urdhra për të kërkuar në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit, me qëllim shpërblimin e miliona lekë dëmeve nga kompanitë që kanë fituar tendera dhe nuk ka në kryer punimet sipas kontratave (të firmosura nga paraardhësi).

KLSH zbuloi se fondet limit të 9 tenderave ishin në shkelje të ligjit mbi prokurimet. “Nga auditimi i 9 procedurave në 2 prej tyre me vlerë të fondit limit 695 950 000 lekë, janë konstatuar me shkelje të akteve ligjore/nënligjore të LPP me vlerë kontrate 689 240 000 lekë ose 99 % e vlerës së Fondit Limit; ofertat ekonomike të OE të shpallur fitues nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese; vendosje jo e drejtë e kritereve për kualifikim; ka pasur mungesë konkurrence me pasojë përdorimin me paligjshmëri të fondeve publike në katër procedura për vlerë kontrate 689 248 670 lekë pa Tvsh”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Caci

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së Kostandinës: Sëmundja doli më e fortë/ VIDEO

Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së Kostandinës: Sëmundja doli më e fortë/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com