GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pastronte para”, prokuroria sekuestro për 500 mijë euro të shoqërisë në likuidim – Detajet

10:00 - 03/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
U kapën me mbi 1 mln euro të falsifikuara, ja sa vite burg kërkohen për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon në gjykatë sekuestrimin e rreth 500 mijë eurove në 3 llogari bankare të një kompanie në procedurën e likuidimit, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të pastrimit të parave.

Prokuroria njoftoi zyrtarisht se sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë “NETTA” sh.p.k. të themeluar nga italiani Bruno Rollo më 10.01.2022 nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

“Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta. Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G. (Teodoro Grasso), J.L., dhe B.R. (Bruno Rollo), janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zotërojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesën e informacionit lidhur me ecurinë e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “N.” (NETTA) shpk, në vlerat:  1,539,490 ALL; 20,348.24 EUR; dhe 479.820,56 USD”, mbyllet njoftimi i akuzës.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma në fjalë është regjistruar në QKB në Janar 2022 me kapital fillestar 10.000 (dhjetë mijë) Lekë (të reja), me pronar të vetëm Bruno Rollon. Për të njëjtën shumë, ky i fundit ia shet aksionit italianit tjetër Teodoro Grasso në Prill 2022. Në maj 2023, pezullohet aktiviteti i firmës dhe në qershor 2023, Teodoro Grasso merr vendimin e likuidimit të shoqërisë duke caktuar një tjetër italian për kryerjen e procedurave. Një vit më vonë, likuidatori zëvendësohet po me vendimin e Grassos.

Hetimet

Sipas hetimeve: kompania “Netta” është krijuar në Shqipëri më 10 Janar 2022 nga italiani Bruno Rollo me administrator Endi Sinanin. Ky i fundit, këtë detyrë e mbajti vetëm 7 ditë, pra deri më datë 17 Janar 2022. Nga kjo periudhë, detyrën e administratorit e mori vetë themeluesi Bruno Rollo për rreth 3 javë deri më datë 4 Shkurt 2022. Më pas administrator u bë shtetasi tjetër italian Teodoro Grasso.

Kjo kompani ka për objekt të sajin “Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtja në terren të avionëve (me ose pa ekuipazh, për transportin e mallrave ose udhëtarëve, për çdo qëllim). Anije kozmike, pajisje aero – nautike dhe pajisje të ngjashme, duke përfshirë pjesë të automjeteve, motorëve dhe aksesorëve etj”. Zyrat e shoqërisë janë në rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”, në Tiranë, e njëjta me selinë e disa shoqërive të tjera të themeluar nga disa shtetas ndër të cilet edhe kompania “In Italian Network” shpk e Roberto Lera.

Gjatë vitit 2022 ka patur transferta parash nga SHBA në llogaritë bankare të kësaj kompanie në Shqipëri si dhe anasjelltas në vlerat 136.240 Dollarë dhe 85 mijë Dollarë. Ndërsa një tjetër dërgesë në vlerën 990 mijë Dollarë është bërë nga Jordania nga shoqëria “National Defense Industries CompanYLtd” në adresë të kompanisë “Netta” në Shqipëri, me të cilën ka lidhur një marrëveshje për ndërtimin dhe zhvillimin e dronëve të llojit LM-500 Loiting Mini UAV kundrejt një çmimi total prej 10.5 milionë Dollarë.

Për shkak të këtyre shumave, më datë 20 Shtator 2022 i është kërkuar “In Italian Network”, zyrës që mbulon kontabilitetin e firmës “Netta”, një plan investimi i detajuar. Përfaqësuesi i zyrës kontabël ishte Endri Sinani, i cili mbajti për 7 ditë detyrën e administratorit të shoqërisë “Netta”.

Por kjo kërkesë nuk u realizua me argumentin se për shkak të natyrës së biznesit dhe teknologjisë që do të përdoret pasi bëhet fjalë për një dron që është ende në fazë testimi, Kësisoj, sipas kompanisë, pagesat aktuale që po kryhen per softëare-in e dronit dhe projektimin e tij dhe para fazës së krijimit, mund të shkojnë deri në 8 milionë Euro dhe nuk është e mundur përpilimi i një plani investimi ose biznesi.

Më datë 13.07.2022, janë transferuar 182 000 USD për subjektin “MOST Mobile Satellite Ltd.” Në Izrael, si likuidim fature për shërbim konsulence profesionale, më datë 26.09.2022 janë transferuar si likuidim fature (parapagese) 300’000 USD për kompaninë malteze “J&T Aero Limited” në një llogari të saj në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilën në datë 12.09.2022 “NETTA” shpk ka lidhur marrëveshjen për krijimin e një prototipi të një sistemi autopilot kundrejt shumës totale prej 600 000 USD nga shoqëria malteze e angazhuar në zhvillimin e softëare-ve për aplikacione anonime fluturimi.

Gjendja e llogarisë të subjektit “NETA” shpk, në datë 10.11.2023, është kreditore 499 858 USD dhe 1. 542 640 Lekë. Në llogari personale të shtetasit Teodoro Grasso rezulton se në datë 30.03.2021 dhe 01.06.2022 kanë mbërritur dy transferta 79.947 Euro dhe 36.958 Euro nga llogaria e tij në SHBA, me bankë derguese “National Bank Trust Co – Atchison, KS (US)”, prej të cilave gjatë kësaj periudhe ai i ka tërhequr cash rreth 110mijë Euro. Nga këto, 27 mijë Euro ka deklaruar se do t’i përdorte për blerjen e një varke në Itali. Llogaria ka status te mbyllur.

Më 9 Tetor 2023, Roberto Laera i shet kuotat e plota të shoqërisë “In Italian Network” shpk, Endi Sinanit, kundrejt çmimit prej 10 000 Lekë.

Më datë 05 Maj 2022, shtetasi italian Teodoro Grasso së bashku me shtetasen Joan Alice Lundgren kanë regjistruar shoqërine “AERO JET” shpk me aktivitet të njëjtë me atë të shoqërisë “NETTA” shpk dhe me adresë qëndrore në Vlore, Lagjia Uji i Ftohte, Rr. “Avdul Sharra. “AERO JET” shpk nuk rezulton të ketë kryer aktivitet tregtar dhe prej 15 Qershorit 2022 e ka pezulluar aktivitetin.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Teodoro Grasso, Joan Alice Lundgren dhe Bruno Rollo janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zotërojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Etiketa: Kryesore1NETTANETTA shpkPastrim parashProkuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
“Gjermania s’ka mjekë, krizë financiare ne spitale”/ DW: Ja reforma që po synon ministri i Shëndetësisë, por po ndeshet me kritika

“Gjermania s’ka mjekë, krizë financiare ne spitale”/ DW: Ja reforma që po synon ministri i Shëndetësisë, por po ndeshet me kritika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com