Me tone të ashpra ka vijuar përplasja mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ministres Elisa Spiropali. Nga foltorja e Kuvendit, Basha e akuzoi ministren se ka vjedhur 5 milionë euro në kohën kur punonte në doganë, dhe tani krekoset me veshje firmato.
“Tonin tim s’e përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju tjerët, doni Vettingun, filloni nga vetja, shqiptarët s’janë budallenj, të vjedhësh 5 milion euro në dogana dhe të vini të na krekoseni këtu me veshje firmato, mos bërtit se do vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve, atje shko e bërtit. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj, shkaktarë të vdekjes jeni ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë dhe kur hapje derën e frigoriferit shihje fytyrën e padronit tënd. Jeni njësoj si COVID madje më vdekjeprurës, një qeveri kaq shpirtzezë që vazhdojnë vjedhjen edhe në pandemi e tërmet këtë se ka parë askush në Evropë e Ballkan“, tha Basha.
Për Vettingun e politikanëve, ministrja iu përgjigj me “ndërrimin e bravave të dyerve” që është artikuluar këto ditë shpesh nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.
Discussion about this post