GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

La profesionin e mjekut për trafikun e drogës, arrestohet doktori shqiptar (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
La profesionin e mjekut për trafikun e drogës, arrestohet doktori shqiptar (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plot një vit më parë më 1 qershor 2023, Drejtoria e Shërbimit publik italian të Bolonjës informonte me një notë zyrtare se doktor Elton Isaj, 44 vjeç i mjekësisë së përgjithshme i punësuar pranë komunës së Monghidoros, në provincën e Bolonjës ka lënë detyrën e tij pa asnjë paralajmërim.

Sot një vit më vonë, Policia e Bolonjës informon se nga hetimi i Antimafias së Emilia Romagna, mjeku shqiptar Elton Isaj është një nga 14 personat e vënë në masë ndalimi me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal të strukturuar për trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje e riciklim parash nga aktivitet ilegal.

Ndërkohë, dy nga personat e vënë në masë ndalimi janë ende në kërkim e janë shtetas shqiptar.

Në krye të këtij grupi narkotrafikantësh qëndronin vëllezërit  Marsel e Klaudio Cano 38 e 35 vjec, që prej gati një dekade zotëronin tregjet e shitjes së drogës në provincën e Bolonjës.

Mjeku shqiptar i identifikuar Elton Isaj, sipas hetimeve investigative kryente misionin e “kalorësit” mes korrierëve të drogës e klientëve duke përdorur spitalin Sant’Orsola të Bolonjës për shitjen e kokainës.

Hetimet e nisura më 2021 nga Antimafia e Emilia Romagna zbardhi se ky grup narkotrafikantësh i përbërë nga 9 shqiptarë, 2 rumunë e 3 italianë, trafikonin kokainë me vlerë prej 38 mijë deri në 46 mijë euro kilogrami e 80-98 euro grami.

Hetimet kanë nisur më 2021 e në masë sekuestrimi janë vënë gjithashtu 4 apartamente, 11 llogari bankare me shumë 2 milionë euro e 7 automjete luksoze.

 

Roli i rumunëve në këtë grupim ishte trafikimi i vajzave rumune për qëllim prostitucioni e përdorimi i klientëve të tyre për shitjen e dozave të kokainës.

Hetimet kanë zbardhur dhe modus operando të ricklimit të parave të fituara nga biznesi i kokainës. Para cash dërgoheshin nga Emilia Romagna në jug të Italisë e më pas përmes autobuzëve që udhëtonin me tragetet e linjës Itali-Shqipëri dërgoheshin në familjet e origjinës së shqiptarëve të arrestuar.

Në 3 vite hetim janë dokumentuar tregimi i rreth 70 kg doza kokainë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e kanalet të prejardhjes së kokainës deri në Bolonja.

3 italianët anëtarë të këtij grupimi janë me origjinë kalabreze nga Gioia Tauro dhe jetojnë në Bolonja.

Etiketa: drogemjek

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Të shtëna me armë në Vlorë, policia në vendngjarje

Të shtëna me armë në Vlorë, policia në vendngjarje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com